array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=1"
  }
}

Lutfi Haziri, LDK, Gjilan. Foto: Kallxo.com

Lutfi Haziri e mban fjalën

Deklarata

Lutfi Haziri: Jemi njëra prej komunave ku publikohen të gjitha kontratat e lidhura me operatorët ekonomik.

 

Lutfi Haziri

Vlerësimi

E vërtetë

Gjilani, sot është komuna e tretë që ka nisur publikimin e kontratave me operatorët ekonomik. Kjo komunë nuk i kishte të publikuara kontratat, siç kishte deklaruar Haziri, gjë që e kishte faktuar në të kaluarën krypometri. Tani që kontratat janë publikuar, krypometri e vlerëson si fjalë të mbajtur, pasi transparenca në prokurim është shumë e rëndësishme për luftimin e korrupsionit

Artikulli

Komuna e Gjilanit ka filluar nga sot me publikimin e kontratave të lidhura me operatorët ekonomik në faqen zyrtare të komunës. Gjilani bëhet komuna e tretë që po publikon kontratat e nënshkruar me bizneset për kryerjen e punëve, ofrimin e shërbimeve apo furnizime.

Në muajin maj krypometri e kishte zënë në rrenë kryetarin e komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri për mospublikimin e kontratave me operatorët ekonomik.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri kishte deklaruar se në ueb-faqen e E-Prokurimit janë duke u publikuar të gjitha kontratat që Komuna e Gjilanit i ka lidhur me operatorët ekonomik.

“Jemi njëra prej komunave të përzgjedhura për ‘E-prokurim’ ku publikohen të gjitha kontratat, jo vetëm ofertat, por kontratat e lidhura me operatorët ekonomik”, kishte thënë Haziri.

Por, një gjë e tillë nuk ka ndodhur deri më sot kur edhe ka filluar publikimi i kontratave.

Vendimi për hapjen e kontratave për publikun është bërë si rezultat i bashkëpunimit dhe përkrahjes së Projektit të USAID-it për Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse, me qëllim të rritjes së transparencës dhe mundësisë së qytetarëve të komunës për të qenë të informuar në lidhje me shpenzimet e komunës.

Deri më tani në faqen zyrtare të komunës janë publikuar vetëm informata të kufizuara përmes njoftimeve të ndryshme.

Të interesuarit tashmë mund t’i qasen kontratave KËTU.

Komuna e parë që kishte vendosur t’i publikoj kontratat ishte Gjakova, kurse pas saj, veprimin e njëjtë e kishte bërë edhe Komuna e Pejës.

Rrena për publikimin e listës së uzurpatorëve dhe kontratave me biznese