array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=1"
  }
}

Ardian Gjini. Foto: Komuna e Gjakovës

Gjakova, Komuna e parë që i publikon kontratat me biznese

Deklarata

Ardian Gjini: Të gjitha kontratat që komuna i lidhë me operatorë ekonomikë, sapo ta marrin.

 

Ardian Gjini

Vlerësimi

E vërtetë

Gjakova është bërë komuna e parë që ka filluar t’i publikojë kontratat e nënshkruara me operatorët ekonomik për kryerjen e punëve, ofrimin e shërbimeve apo për furnizime të ndryshme. Në muajin maj kur ende nuk ishin filluar publikimi i kontratave, është realizuar krypometri duke e vlerësuar si “rrenë e kryptë” zotimin e Gjinit. Meqë, Komuna e Gjakovës ka nisur e para publikimin e kontratave, Krypometri vlerëson si premtim të mbajtur, përkundër që ka vonesa në realizim të këtij premtimi.

Artikulli

Komuna e Gjakovës është bërë komuna e parë që ka filluar t’i publikojë kontratat e nënshkruara me operatorët ekonomik për kryerjen e punëve, ofrimin e shërbimeve apo për furnizime të ndryshme.

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini kishte premtuar në debatin për kryetar të Komunave përball Jeta Xharrës, që të gjitha kontratat që lidhen me operatorët do të publikohen.

Pas këtij premtimi, KALLXO.com në muajin maj kishte kërkuar përgjigje nga Komuna e Gjakovës nëse kanë filluar publikimin e kontratave.

Meqë në muajin maj ende nuk kishte filluar publikimi i kontratave, ishte realizuar krypometri duke e vlerësuar si “rrenë e kryptë” zotimin e Gjinit.

Meqë, Komuna e Gjakovës ka nisur e para publikimin e kontratave, Krypometri vlerëson si premtim të mbajtur, përkundër që ka vonesa në realizim të këtij premtimi.

Publikimi i kontratave është duke u bërë tek rubrika: Prokurimit. Duke klikuar KËTU mund t’i gjeni të gjitha kontratat e nënshkruara.

Këtu mund të lexoni krypometrin e publikuar në muajin maj:

Gjakova nuk publikon kontratat me operatorët ekonomikë