array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=1"
  }
}

Gazmend Muhaxheri, LDK, Pejë. Foto: Atdhe Mulla

Gazmend Muhaxheri e mban fjalën

Deklarata

Gazmend Muhaxheri: Komuna e Pejës do t’i publikojë kontratat me operatorët ekonomik.

 

 

Gazmend Muhaxheri

Vlerësimi

E vërtetë

Komuna e Pejës ka filluar t’i publikojë kontratat e nënshkruara me operatorët ekonomik. Publikimi i kontratave ka rëndësi të madhe për qytetarët, shoqërinë civile dhe gazetarët të cilët janë të interesuar të shohin punët që janë planifikuar të kryhen në një projekt apo të bëjnë hulumtime të ndryshme. Publikimi i këtyre të dhënave e rrit transparencën në nivel komunal.

Artikulli

Komuna e Pejës i ka publikuar kontratat e lidhura me operatorët ekonomik. Peja bëhet komuna e dytë në Kosovë që publikon kontratat e lidhura me bizneset për kryerjen e punëve, ofrim të shërbimeve apo furnizime.

Këtë vendim e ka marrë Zyra e Prokurimit e kësaj komune me aprovimin e kryetarit të Komunës, Gazmend Muhaxheri.

“Hapja e kontratave është bërë si rezultat i bashkëpunimit dhe përkrahjes së Projektit të USAID për Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse, me qëllim të rritjes së transparencës dhe mundësisë së qytetarëve të komunës për të qenë të informuar në lidhje me shpenzimet e komunës”, thuhet në komunikatën e Komunës së Pejës.

Deri më tani janë publikuar vetëm informata të kufizuara përmes njoftimeve të ndryshme.

“Kjo ka rëndësi të veçantë pasi që të gjitha palët mund të shohin se si komuna ka lidhur kontrata, me çfarë kushte, me cilët operatorë dhe me çmime për njësi veç e veç. Rrjedhimisht kjo e rrit besimin e qytetarëve të kësaj komune”, thuhet në njoftimin e komunë”, thuhet në njoftimin e komunës së Pejës.

Gjatë raundit të dytë të debateve për kryetar të komunave, nën moderimin e Jeta Xharrës, kandidatëve iu janë parashtruar pyetjet nëse do t’i bëjnë publike kontratat e komunave me biznese. Por, Gazmend Muhaxheri kishte arritur të fitonte qysh në raundin e parë dhe nuk ishte pjesë e debatit të raundit të dytë për të dhënë ndonjë premtim nëse do t’i publikonte këto kontrata.

Në muajin prill kishte premtuar se do t’i publikonte kontratat e lidhura me operatorët ekonomik, pasi një marrëveshje të nënshkruar me Institutin Demokratik të Kosovës (KDI).

Para pak ditësh komuna e Gjakovës është bërë komuna e parë e cila ka filluar t’i publikojë kontratat e nënshkruara me operatorët ekonomik për kryerjen e punëve, ofrimin e shërbimeve apo për furnizime të ndryshme.