array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Lajmi i rremë për tri shpërthime në veri

Deklarata

LAJM I FUNDIT: Tri shpërthime të fuqishme në Veri

Faqja e Internetit

Vlerësimi

Me kos

Artikulli i publikuar më 16.03.2024 me titull “LAJM I FUNDIT: Tri shpërthime të fuqishme në Veri” është i rremë. Në muajt shkurt dhe mars 2024 nuk kanë ndodhur shpërthime në veri të Kosovës, si kanë raportuar disa faqe në Facebook. Dy detonime janë dëgjuar në veri të Kosovës më 19.11.2023, por Policia e Kosovës kishte thënë se nuk ishte raportuar asnjë dëmë material apo ndonjë person i lënduar.

Artikulli

Më datë 16.03.2024 faqet në facebook “Aktualitete” (Arkivi), “Tradita Shqiptare” (Arkivi) dhe “Jeta dhe Shëndeti” (Arkivi) kanë publikuar një artikull me titull “LAJM I FUNDIT: Tri shpërthime të fuqishme në Veri𝗟𝗮𝗷𝗺𝗶𝗻 𝗲 𝗽𝗹𝗼𝘁𝗲 𝗻𝗲 𝗸𝗼𝗺𝗲𝗻𝘁 👇” – thuhet në këto postime. 

I njëjti postim është shpërndarë edhe më 20.02.2024 në faqet “Gazeta Rich Shqip” (Arkivi), “Shqiptaria Ka Emër” (Arkivi), “Desi News” (Arkivi), “Maringlen” (Arkivi), “Liria Ka Emër” (Arkivi) dhe “Tringa Globale” (Arkivi). 

Për të verifikuar këto lajme që janë publikuar në muajt shkurt dhe mars të vitit 2024, Krypometër ka kontaktuar Policinë e Kosovës.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani për Krypometër ka thënë se në data kur janë publikuar lajmet (20.02.2024 dhe 16.03.2024) nuk kanë ndodhur shpërthime në veri.

“Jo, nuk ka pas shpërthime të tilla”- ka thënë Elshani për Krypometër. 

Krypometër ka kontrolluar edhe raportet ditore të Policisë së Kosovës, të lëshuara më 20.02.2024 dhe 16.03.2024.

Raporti ditor i datës 21.02.2024 (Akrivi) që tregon ngjarjet që kanë ndodhur një ditë më herët, pra më 20.02.2024 nuk ka pasur ndonjë rast të ndonjë shpërthimi në veri. 

Edhe raporti ditor i datës 17.03.2024 (Akrivi), në të cilin paraqiten ngjarjet që kanë ndodhur më 16.03.2024, gjithashtu nuk ka pasur ndonjë rast për ndonjë shpërthim në veri. 

Përmes kërkimeve në internet, Krypometër ka gjetur se më 19.11.2023 (Akrivi) një media në Kosovë kishte raportuar për tri shpërthime në veri të Kosovës, duke u thirrur në burime. 

Më pas Policia e Kosovës (Akrivi) kishte konfirmuar se në datën e lartcekur kishin ndodhur dy detonime.

“Ka pasur raportime se janë dëgjuar dy detonime në Mitrovicë të Veriut. Policia ka qenë vazhdimisht në teren. Nuk është raportuar për të lënduar apo dëme” – kishte thënë Veton Elshani, më 19.11.2023.