array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Lajmi i rremë për parakalimin e FSK-së në veri

Deklarata

“FSK, Krenaria e Kosovës, në veri të Mitrovicës”

Profil në TikTok

Vlerësimi

Rrenë

Përshkrimi i videos së publikuar nga faqja në TikTok është i rremë. Pjesëtarët e FSK-së nuk kanë marshuar në veri. Ata kanë marshuar nga kazerma e FSK-së “Minatori” në Mitrovicën e Jugut deri në fshatin Frashër dhe prapë janë kthyer në kazermë. Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe FSK kanë njoftuar se ky ka qenë një ushtrim i planifikuar. Marshi ka qenë i gjatë 12 kilometra. Kryeministri Kurti ka thënë se për këtë ushtrim ka qenë i njoftuar edhe KFOR-i.

Artikulli

Më 23 qershor 2023, faqja  “Limkosovaa” në TikTok ka publikuar një video të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës duke marshuar. Në mbishkrimin e kësaj video thuhet “FSK, Krenaria e Kosovës, në veri të Mitrovicës”. 

Marshi i ushtarëve të FSK-së nuk u krye në veri, por në Mitrovicën e Jugut. Për këtë kishte shkruar edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj. Ai kishte njoftuar përmes një njoftimi në Facebook se marshi i 215 ushtarëve të FSK-së është kryer në Mitrovicë të Jugut, duke filluar nga kazerma “Minatori” deri në fshatin Frashër.

“Sot Regjimenti i tretë kanë realizuar marshimin kondicional i cili ka qenë i planifikuar për 215 ushtarë tanë. Marshimi në Mitrovicë ka filluar nga kazerma “Minatori” deri në fshatin Frashër dhe është bërë kthimi sërish në kazermë”- kishte shkruar ministri Armend Mehaj me datë 23 qershor 2023 në Facebook

Përveç ministrit të Mbrojtjes, për marshimin e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës kishte njoftuar edhe Forca e Sigurisë së Kosovës. 

“Në kuadër të planit mujor të trajnimeve për muajin qershor 2023, me datë 23.06.2023, R3K, ka realizuar marshimin 12 kilometra në zonën e përgjegjësisë, zona e Mitrovicës”- ka shkruar FSK më 23 qershor 2023 në Facebook

Video është publikuar nga faqe të ndryshme në kohën kur në tri komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan pati tensione e incidente. Tensionet erdhën pas hyrjes së kryetarëve shqiptarë në objektet komunale, pas fitores në zgjedhjet lokale të prillit që u zhvilluan në katër komunat me shumicë serbe në veri. Zgjedhjet e jashtëzakonshme u zhvilluan pas dorëheqjes së kryetarëve paraprak. Zgjedhjet u bojkotuan nga partitë serbe dhe serbët.

Në bazë të një marrëveshjeje e cila daton që nga viti 2013, e nënshkruar në atë kohë nga ish- kryeministri Hashim Thaçi, drejtuar Sekretarit Gjeneral të NATO-s, Andres Fogh Rasmussen, kishte garantuar se Forcat e Sigurisë së Kosovës do të kenë mundësi që të ndërmarrin misione në veri të Kosovës vetëm në bashkëveprim me KFOR-in. 

Madje për këtë çështje kishte shkruar edhe media në gjuhën serbe në Kosovë “Kosovo Online”, duke thënë se Kosova nuk po respekton marrëveshjen për prezencën e Forcave të Sigurisë së Kosovës në veri. 

Pas publikimit të video-incizimeve e lajmeve se marshi është bërë në veri, kishte reaguar edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj. Ai kishte bërë apel që rasteve të tilla mos t’u jepet konotacion tjetër. Kjo pasi që në atë periudhë u regjistruan disa incidente në veri të Kosovës si pasojë e protestave që vazhduan për ditë të tëra në tri komunat me shumicë serbe, Leposaviq, Zubin Potok e Zveçan. 

Pas marshit të ushtarëve të FSK-së në Mitrovicë të Jugut kishte reaguar edhe Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell. Ai ishte shprehur i alarmuar në lidhje me marshin.

“Shumë i alarmuar nga situata në veri të Kosovës: arrestime jashtëgjyqësore të serbëve të Kosovës dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës që marshojnë në Mitrovicën e Jugut; e ndjekur nga retorika e fortë nga Serbia”-  ka shkruar Borrell në Twitter më 23 qershor 2023. 

Ndaj deklarimit të Borellit kishte reaguar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ai kishte thënë se ky aktivitet është ushtrim rutinë i FSK-së dhe se për këtë ka qenë i informuar edhe KFOR-i.

“Stërvitjet e sotme nga Regjimenti III i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Mitrovicën e Jugut janë  aktivitet rutinë, i planifikuar çdo vit, për të cilin KFOR-i ishte plotësisht i informuar. Ai përbëhej nga 215 ushtarë që shkonin nga garnizoni “Minatori” në Frashër dhe po ktheheshin. Dezinformimi është i rrezikshëm dhe i papranueshëm”- ka shkruar Kurti në Twitter.