array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Lajmi i rremë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe

Deklarata

Vjen Lajmi I GËZUESHËM Për Kosovën Në Lidhje Me Asociacionin!! Urime, Këto Janë Pritjet Tona Pozitive Në DIALOG…

Media

Vlerësimi

Rrenë

Titulli është i rremë dhe përmbajta e lajmit nuk korrespondon me titullin. Aty flitet për një intervistë të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, për zhvillimet politike në Kosovë.

Artikulli

Në një artikull të publikuar së fundi pretendohet se ka pasur zhvillime në lidhje me marrëveshjen e Kosovës me Serbinë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe se Kosova do të përfitojë prej saj.

Në artikullin e publikuar në ueb faqen “lajme.buzz” titulli është “Vjen Lajmi I GËZUESHËM Për Kosovën Në Lidhje Me Asociacionin!! Urime, Këto Janë Pritjet Tona Pozitive Në DIALOG…”.

Artikulli është publikuar ne Facebook të faqes “Der Kosova Albaner” më 12 dhjetor 2021.

Ndërkaq, përmbajta e lajmit nuk korrespondon me titullin. Aty flitet për një intervistë të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, për zhvillimet politike në Kosovë.

Marrëveshja e Asociacionit ka mbetur pezull, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, se pika të saj janë në shpërputhje me Kushtetutën e Kosovës. Nga BE-ja së fundi i është kërkuar Kosovës që të zbatojë marrëveshjen e arritur mes palëve më 2015-n.

Shefi i Punëve të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, më 7 dhjetor i ka thënë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk është justifikim për të mos ecur përpara në marrëveshjen e vitit 2015 për krijimin e Asociacionit.

Në një konferencë të përbashkët në Bruksel atë ditë, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell, u përplasën rreth moszbatimit nga Kosova të marrëveshjes në fjalë.

Kryeministri Kurti tha se marrëveshja nuk ka marrë miratimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

“Ka 33 marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe dy të tretat e tyre nuk janë zbatuar nga Serbia, por Beogradi zyrtar gjithmonë dëshiron të përmend një marrëveshje që duhet të them që nuk e ka kaluar testin e Gjykatës sonë Kushtetuese”, tha ai.

Megjithatë, shefi i Punëve të Jashtme të BE-së, Borrel, i bëri presion Kurtit që të zbatojë marrëveshjen, duke thënë se vendimi i gjykatës nuk ishte pengesë.

“Unë jam gjithashtu një demokrat dhe nuk jam këtu për t’i shërbyer asnjë politikani nga asnjë anë. Nuk pajtohem kur thoni se Gjykata Kushtetuese [Kosovës] e bën të pamundur zbatimin e kësaj marrëveshjeje”, tha ai.

Marrëveshja fillestare e vitit 2013 parashikonte që Asociacioni të themelohej dhe të funksiononte deri në fund të atij viti. Megjithatë, zbatimi fillimisht u ndal deri në verën e vitit 2015.

Më pas, në tetor 2015, teksti i marrëveshjes është dërguar për interpretim në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. Vendimi i gjykatës i lëshuar në dhjetor 2015 vendosi se 23 pikat e Marrëveshjes së Asociimit nuk ishin në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, veçanërisht me Marrëveshjen për Parimet për Themelimin e Asociimit.

Duke detajuar kompetencat që u janë dhënë 10 komunave me shumicë serbe të shoqatës, thuhet se ato do të kenë “mbikëqyrje” të plotë të fushave të planifikimit rural dhe urban, zhvillimit ekonomik, arsimit dhe shëndetësisë.

Serbia ka kërkuar vazhdimisht që Kosova ta zbatojë këtë marrëveshje.

Dialogu i udhëhequr nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë filloi në vitin 2011 dhe ka vazhduar me intensitete të ndryshme, por palët nuk janë afër një marrëveshjeje përfundimtare, me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, as në horizont.

Në dhjetor të vitit 2015, BIRN dhe Internews Kosova publikuan raportin “Big Deal”, i cili analizonte dhe monitoronte zbatimin e marrëveshjeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që dalin nga procesi i dialogut në Bruksel.