array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Lajmi i pavërtetë për stabilizimin e shtypjes së gjakut

Deklarata

Tensioni i gjakut mund të kurohet vetëm me një shpim të këmbës

media

Vlerësimi

Rrenë

Informacioni se tensioni i gjakut mund të kurohet vetëm me një shpim të këmbës është i pavërtetë. Krypometri ka verifikuar me studiues shkencorë dhe kardiologë se kjo metodë nuk e trajton këtë problem. 

 

Artikulli

Më 10 korrik 2023, ueb faqja ‘NEWS NEWS’ ka publikuar një artikull me titullin ‘’Mësojeni Këte Truk I Thjeshtë Që Jua Ulë Shtypjen E Gj Akut Brenda 2 Minutave…’’.

Artikulli i njëjtë është shpërndarë edhe në faqen e facebook-ut “Liria Ka Emër”, më 14 shtator 2023.

Në artikull janë udhëzimet me të cilat pretendohet se stabilizohet shtypja e gjakut me vetëm një shpim të këmbës.

Me datë 21/09/2023 Krypometër ka verifikuar nëse kjo metodë e paraqitur e trajtimit të tensionit të gjakut është metodë funksionale dhe e rekomanduar nga mjekët kardiologë.

Arlind Batalli është doktor i shkencave, ligjerues në Universitetin e Prishtinës dhe kardiolog në klinikën e Kardiologjisë në QKUK.

“Nuk ka të dhëna shkencore që e mbështesin këtë teori. Po ashtu nuk ka studime të rëndësishme që e mbështesin këtë. Asnjë shoqatë e rëndësishme nuk e rekomandon këtë metodë, përfshirë ESC/AHA dhe JNC, pra përgjigja është jo, nuk e stabilizon shtypjen e gjakut shpimi i këmbëve”- ka thënë Dr. Batalli në përgjigjen e datës 21 shtator 2023.

Krypometri e ka kontrolluar këtë informatë edhe me kardiologun tjetër Dr.Gani Bajraktari. Kardiologu Bajraktari, në një përgjigje për Krypometrin ka konfirmuar se metoda e prezantuar në informacionin e publikuar nuk ndikon në tensionin e gjakut. 

“Kjo është çmenduri, duhet me i fut në burg, shpimi i këmbës nuk ka të bëjë asgjë me uljen apo stabilizimin e shtypjes së gjakut, në raste emergjente ne i rekomandojmë pacientëve që të mbajnë nën gjuhë nitroglicerinë”- thuhet në përgjigjen e Dr. Bajraktarit.

Presioni i gjakut është sëmundje e cila trajtohet sipas protokoleve të cilat i rekomandojnë mjekët e përgjithshëm dhe mjekët kardiologë. Çdo trajtim i kësaj sëmundje duhet të kryhet nën mbikqyrjen e mjekëve.