array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=7"
  }
}

Ilustrim

Kundërthënie rreth konstruktivitetit në dialog

Deklarata

Christopher Hill: “Të them të drejtën, pala serbe veproi mirë. E dinin se për çfarë do të flisnin, çfarë ishte e rëndësishme. Fatkeqësisht, disa prej të tjerëve nuk ishin të përgatitur për të folur për specifika. Mendoj që për të zgjidhur këto çështje përfundimisht duhet të flisni për specifika” – tha Hill për televizionin serb N1 më 23 gusht në një intervistë.

Albin Kurti: “Deklarata se ka pasur propozime nga njëra palë dhe gatishmëri për kompromis, janë të pavërteta. Ne ende kemi qenë të hapur për bisedime në ketë drejtim por nga ndërtesa ka dalë pala tjetër”

 

Christopher Hill & Albin Kurti

Vlerësimi

Hetimet vazhdojnë

Deklarata kontraditore janë dhënë nga personat që kanë qenë pjesë e takimit të Bruksel, por edhe nga diplomatë. Derisa Ambasadori Amerikanë në Serbi, Christopher Hill kishe thënë se pala serbe ishtev e përgatitur për të folur për specifika, por jo edhe pala tjetër e kqyr e bisedime. Në anën tjerër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se kanë qenë të përgatitur dhe ishin konstruktivë në bisedime. Se cila palë kishte të drejtë në deklaratat e dhëna është vështirë të dihet, derisa nuk kemi deklarime edhe të palëve tjera të përfshira në dialog, e në ndërkohë duhet prit se si do të arrihet akordi për levizje të lirë të qytetarëve dhe veturave.

Artikulli

Liderët e Kosovës dhe Serbisë, më 18 gusht, u takuan në Bruksel për të tentuar të gjejnë një marrëveshje rreth lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe përdorimit të targave në vetura. Takimi përfundoi pa një ujdi, ndërsa palët vazhduan të komentojnë sjelljen e njëra-tjetrës në këto bisedime.

Ky takim ishte caktuar pas tensioneve të muajit korrik të cilat erdhen pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për zbatimin të marrëveshjes së vitit 2011 mbi lëvizjen e lirë mes dy vendeve, përkatësisht ndalimin e targave ilegale si dhe pajisjen e qytetarëve të Serbisë me një dokument/letër për të zëvendësuar letërnjoftimin.

Ky vendim i Qeverisë së Kosovës u kundërshtua nga serbët lokal, të cilët vendosën barrikada dhe pamundësuan qarkullimin e lirë të qyetarëve tjerë.

Pas situatës së krijuar, ndërhynë ndërkombëtarët. Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) kërkuan që vendimet e palës kosovare të shtyhën për një muaj, përkatësisht zbatimi i saj të nis me 1 shtator 2022.

Pas kësaj, ndërmjetësuesi i dialogut Kosovë-Serbi, Bashkimi Evropian kërkoi që liderët e të dyja shteteve të takohën në kryeqytetin evropian për të gjetë një rrugdalje. Por, takimi i dy liderëve u komentua shumë në publik.

Fillimisht, ishte Ambasadori i ShBA-së në Serbi, Christopher Hill i cili tha se pala serbe ishte e gatshme për të gjetë zgjidhje në takimin e 18 gushtit, por një gjë e tillë nuk ishte reflektuar nga pala tjetër.

“Të them të drejtën, pala serbe veproi mirë. E dinin se për çfarë do të flisnin, çfarë ishte e rëndësishme. Fatkeqësisht, disa prej të tjerëve nuk ishin të përgatitur për të folur për specifika. Mendoj që për të zgjidhur këto çështje përfundimisht duhet të flisni për specifika” – tha Hill për televizionin serb N1 më 23 gusht në një intervistë.

“Mendoj që për të zgjidhur këto çështje përfundimisht duhet të flisni për specifika. Por, po ashtu duhet t’i vendosni këto specifika në një kontekst më të gjerë dhe konteksti më i gjerë është çështja e komunitetit serb dhe se si ky komunitet do të jetojë në të ardhmen. Për mua është kyçe që komuniteti serb të ndihet si në shtëpi në Kosovë dhe të sigurt. Pra, janë disa përpjekje për të cilat duhet të bisedohet dhe besoj që këto përpjekje do të vazhdojnë” – shtoi ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill.

Ai tha se në takimin midis Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ky i fundit shkoi i përgatitur “për të negociuar dhe vërtetë bëri punët e shtëpisë”.

Por, me deklarimet e ambasadorit amerikan në Serbi nuk u pajtua kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti.

Të mërkurën, më 24 gusht, Kurti bëri paraqitjen e parë para mediave pas takimit të 18 gushtit në Bruksel. Ai tha se nuk është e vërtetë që pala kosovare nuk ishte konstruktive.

“Deklarata se ka pasur propozime nga njëra palë dhe gatishmëri për kompromis, janë të pavërteta. Ne ende kemi qenë të hapur për bisedime në ketë drejtim por nga ndërtesa ka dalë pala tjetër” – deklaroi Albin Kurti.

“Si Republikë e Kosovës jemi të interesuar për lirinë e lëvizjes. Sikur tani nuk ka targa të përkohshme as andej as këndej, mirë është që të mos ketë as letra ngjitëse” – tha tutje kryeministri kosovar.

Për takimin, më 24 gusht, foli edhe Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Ai tha se takimi ishte i mirë.

“Ishte një rund shumë më ndryshe. Ne patëm një diskutim shumë profesional, të fokusuar dhe me respekt, ata [Kurti dhe Vuçiq] nuk u grindën, ata respektuan vizionet e njëri-tjetrit dhe ishin të vetëdijshëm për dallimet. Atmosfera në këtë takim ishte shumë më e mirë, kaq mund të them” – tha ai për BBC në gjuhën serbe.

Ndërsa, ditën kur ndodhi takimi në Bruksel, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, njoftoi se nga takimi nuk kishte një ujdi, por deklaroi se dialogu do të vazhdoi ditëve në vijim.

“Sot nuk kemi arritur ende në një marrëveshje, por ky nuk është fundi i historisë. Të dy liderët u dakorduan që të vazhdojë procesi, ka ende kohë deri më 1 shtator, unë nuk dorëzohem, ne nuk dorëzohemi, neve na duhet të vazhdojmë bisedimet”- tha Josep Borrell.

Kosova dhe Serbia kanë nis një dialog që nga viti 2011. Fillimisht, dy shtetet nisën të dialogojnë për cështje teknike mirëpo në dialog u diskuta edhe për tema politike. Një nga marrëveshjet e nënshkruara ishte edhe ajo e vitit 2011 për lëvizje të lirë. Kjo marrëveshje nuk është zbatuar asnjëherë nga pala serbe. Ndërkohë, Qeveria e Kosovës fillimisht mori dy vendime që më 1 gusht të filloj zbatimin e marrëveshjës së arritur mes dy vendeve në 2011. Por, pas një kërkese të ndërkombëtarëve, vendimet u shtyën për zbatim deri më 1 shtator.

Vendimi i parë ka të bëjë me riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia apo targa ilegale, në ato RKS (Republika e Kosovës). 

Targat me akronime të qyteteve të Kosovës – sikurse KM, PZ e të ngjashme – që lëshohen nga Serbia, konsiderohen ilegale nga Prishtina zyrtare.

Ndërkaq, vendimi i dytë ka të bëjë me lëshimin e një dokumenti për hyrje-dalje për të gjithë shtetasit e Serbisë, që hyjnë në Kosovë. Këtë dokument, Serbia ua lëshon shtetasve të Kosovës qe 11 vjet dhe derivon nga Marrëveshja për lirinë e lëvizjes që palët kanë arritur në Bruksel më 2011.