array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Grafika: KALLXO.com

Fotografia e rreme për shpërthimin në Ukrainë

Deklarata

“Kievi në flakë | Video dramatike tregon momentin kur qielli i natës u ndez me një top të madh zjarri”

Media

Vlerësimi

Rrenë

Fotografia nuk është nga shpërthimet e bëra nga Ukrainë. Fotografika është montazhë që tregon shpërthim bërthamor, si ilustrim. Ajo është përdorur në internet së paku që nga viti 2018.

Artikulli

Një publikim me fotografi rreme është shpërndarë në rrjetin social Facebook të faqes “In Doks” që operon në kuadër të portalit informativ “Insajderi.org”.

Fotografia është montazhë që tregon shpërthim bërthamor, si ilustrim. Ajo është përdorur në internet së paku që nga viti 2018.

Faqja “In Doks” e ka shpërndarë foto-montazhën më 28 shkurt, duke e ndërlidhur me luftën në Ukrainë dhe sulmet nga Rusia.

“Kievi në flakë | Video dramatike tregon momentin kur qielli i natës u ndez me një top të madh zjarri”, thuhet në mbishkrimin e fotografisë të publikuar nga “In Doks”.

Në koment është bashkëngjitur edhe lajmi, i cili i referohet një video në Twitter për sulmet në Ukrainë.

Brenda lajmit është përdorur një fotografi tjetër.

KALLXO.com ka raportuar se mediat në Kosovë vazhdojnë të publikojnë lajme të rreme në lidhje me luftën në Ukrainë, duke u bazuar në video e fotografi të cilat janë realizuar disa vite para fillimit të agresionit rus në Ukrainë, apo edhe në pamje të video-lojërave.

Burimi: Facebook
Burimi: Insajderi.org