array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=7"
  }
}

Ferizaj

Ferizaj, zbatimi i rekomandimeve të Auditorit në llupën e Krypometrit

Deklarata

Komuna e Ferizajt është ndër institucionet që në 2018 ka marrë më së shumti rekomandime nga Auditori për të adresuar lëshimet e shkeljet në këtë komunë. 25 rekomandime ka marrë kjo komunë nga Zyra Kombëtare e Auditimit në vitin 2018, që krahasuar me vitin 2017 kur i kishte pranuar 17 rekomandime kemi një rritje për 7 sosh.

Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Naim Ferati

Vlerësimi

Hetimet vazhdojnë

Nënkryetari i Komunës së Ferizajt ka treguar për secilin rekomandim se në cilën fazë është zbatimi për vitin 2018. Secilin prej rekomandimeve do të shohim nëse është realizuar, sipas premtimit të nënkryetarit të Ferizajt, kur të publikohet raporti e Auditimit për vitin 2019.

Artikulli

Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Naim Ferati, për secilin prej gjetjeve të Auditorit në raportin e vitit 2018 ka dhënë sqarime dhe zotime për adresim të rekomandimeve.

Ferati ka treguar nëse do të jetë e mundur të implementohen, do të pëmbyllen apo do të jenë ende problematikë në këtë Komunë.

Për disa nga gjetjet e Auditorit, Ferati ka thënë se janë implementuar.

“Kalkulimi i të hyrave dhe tatimi në pronë, në bazë të informacioneve që i kam është implementuar”, ka thënë ai.

Edhe sa i përket rekomandimit të Auditorit për regjistrimin e të hyrave në kode jo-adekuate, Ferati ka thënë se është i përmbyllur.

Njëjtë ka thënë edhe për rekomandimin e shfrytëzimit të pronës komunale me kontrata të skaduara apo me kontrata që nuk janë në përputhje me ligjin.

“Edhe kjo është e proceduar dhe besoj që brenda muajit që jemi (nëntor 2019) do të përfundojë. Unë kam njoftimet që i janë dërguar shfrytëzuesve në lidhej me këto kontrata dhe presim që këto prona të cilat kanë qenë të gjetura të Auditorit, gjatë këtij viti në seancat e ardhshme që pasojnë të merren vendime që të hedhen në ankandin publik, që të rregullohet edhe ky rekomandim”, ka thënë Ferati.

Për të parë nëse do të përmbushen afatet e dhëna nga nënkryetari Naim Ferati, duhet të presim deri në publikimin e raportit të auditimit për vitin 2019, i cili do të publikohet në muajin maj të këtij viti.

Më poshtë gjeni premtimet dhe afatet e nënkryetarit Ferati për rekomandimet:

1. Kalkulimi i të hyrave dhe tatimi në pronë, në bazë të informacioneve që i kam është implementuar.

2. Regjistrimi i të hyrave në kode jo-adekuate, nuk vjen si neglizhencë e qeverisjes komunale por vjen si rezultat që në kuadër të Komunës nuk kishim nënkode, kode apo barkode për pagesën e disa çështjeve që kanë pasur të bëjnë me drejtorinë e urbanizmit. Në bashkëpunim me Ministrinë tash e kemi barkodin dhe ky rekomandim është i përmbyllur.

3. Mungesa e informatave në dosjen e tatimpaguesve është rregulluar me sistemin e ri e cila është futur në kuadër të Ministrisë së Financave dhe besoj që është në përfundim e sipër.

4. Menaxhimi i dobët i hapësirave publike dhe dhënia në shfrytëzim, kjo kishte të bënte me shumë me verandat dhe objektet të cilat ishin lëvizëse, të përkohshme, por ne jemi në rregullim e sipër të Rregullores për shfrytëzimin e hapësirave publike të cilat janë lëvizëse dhe jo statike, jo afatgjate por të përkohshme dhe besoj që kjo është në procedurë që të implementohet.

5. Shfrytëzimi i pronës komunale me kontrata të skaduara apo me kontrata që nuk janë në përputhje me ligjin, edhe kjo është e proceduar dhe besoj që brenda muajit që jemi (nëntor 2019) do të përfundojë. Unë kam njoftimet që i janë dërguar shfrytëzuesve në lidhej me këto kontrata dhe presim që këto prona të cilat kanë qenë të gjetura të Auditorit, gjatë këtij viti në seancat e ardhshme që pasojnë të merren vendime që të hedhen në ankandin publik, që të rregullohet edhe ky rekomandim.

6. Mos respektimi i kontratave për ndryshimin e çmimeve në qira, kjo kishte të bënte me Rregulloren e cila ishte shfuqizuar në Komunën e Ferizajt në seancën e fundit të legjislaturës së kaluar të Asamblesë dhe Ministria e Pushtetit Lokal e rikthen që të rishqyrtohet edhe një herë në Komunë për shkak të ligjshmërisë dhe tash Rregullorja e re e ka trajtu edhe e ka fut në proces që të përmbyllet si rekomandim.

7. Mos përfshirja e punëtorëve në listën e pagave dhe obligimeve të prezantuara të pagesave, kjo ka të bëj më shumë me Drejtorinë e Arsimit, aty te sqarimi zyrtar komunal nuk ka dhënë informacionin e plotë dhe besoj është dashtë të ndërhyjnë edhe kolegët e tjerë nga menaxhmenti për arsye se aty thuhet që për shkak të rritjes së 9 klasëve me qëllim të implementimit të planit që të ketë një numër 21 deri në 23 në një klasë dhe mos të jenë nga 50 e 40 nxënës në një klasë e rrit numrin e të punësuarve dhe nuk mundtë përfshihen në listën e pagave por nuk është i vetmi element. Në bazë të informacionit që e kam që mund ta shohim edhe nga raporti i Auditorit për vitin 2019, besoj që ky numër do të zvogëlohet dukshëm.

8. Anashkalimi i procedurave të prokurimit dhe nënshkrimi i parregullt i kontratave gjatë vitit nuk kemi më. Një prej gjetjeve që ka qenë me një nga operatorët ekonomik dhe një nga mediat e shkruara apo elektronike nuk ka vazhdu si kontratë dhe nuk është krijuar më asnjë obligim i ri apo ndonjë marrëveshje apo kontraktim që me na fut obligime financiare të cilat kanë të bëjnë me çështjen.

9. Tenderët jashtë planit të prokurimit, sa i përket vitit aktual, në bazë të menaxherit të prokurimit nuk e kemi asnjë dhe mund të nënkuptohet që është marrë seriozisht kjo çështje.

10. Specifikimi teknik dhe jo i qartë me rastin e tenderimit, edhe kjo ka filluar të implementohet nga njësitë kërkuese sidomos por nuk është në përfundim, do më shumë kohë deri te gjendja e kënaqshme.

11. Çështja që një mungesë e planit për menaxhimin e kontratave, Komuna tashmë e ka menaxhimin e kontratave dhe ka emërimin e menaxherëve për menaxhimin e kontratave. Nuk jam i kënaqur me menaxhimin e të gjitha procedurave. Mund të them publikisht që do një vëmendje dhe një përkushtim më i madh i zyrtarëve që janë të emëruar si menaxherë të kontratave me qëllim që të jenë të vëmendshëm dhe mos të kenë ngecje në këtë çështje dhe mos të merremi më me rekomandime për implementimin e këtij projekti për arsye që është një çështje e cila përveç implementimit të rrit edhe efikasitetin e kontrollit dhe zbatueshmërisë së kontratave.

12. Parregullsia në raportin e stafit me marrëveshje për shërbime të veçanta, janë deklaru 55, janë gjetur në kuadër të free-balancit 188 ndërsa nga thesari vijnë rreth 240. Këtu duhet të shikohet se cila është më e sakta, një pjesë e pagesave të cilat evidentohen te thesari janë edhe pagesa të cilat janë të bartura nga vitet paraprake për obligimet që iu kishte Komuna personave që ishin të angazhuar me kontrata të tilla.

13. Pagesat e projekteve nga buxhetet e tjera, nuk mund të them që çdo gjë ka përfunduar, jemi munduar që ta rregullojmë por për shkak të problemeve të cilat na vijnë nga obligimet dhe procedurat e përmbarimit dhe nga obligimet kontingjente dhe nga vendimet gjyqësore por edhe nga thesari, këto nuk po mund t’i realizojmë ashtu siç dëshirojmë dhe ashtu siç është më së miri për arsye se një pjesë e fondeve apo buxheteve të projekteve të miratuara merren nga këto procedura, nga zyrtarët, nga bizneset, nga subjektet juridike dhe personat fizik, të cilëve Komuna e Ferizajt iu ka obligime financiare dhe shpesh herë nëse një procedurë e përmbarimit apo përmes procedurës së thesarit realizohet një pagesë apo një obligim ndaj një subjekti juridik apo fizik, sigurisht që rrezikon implementimin e një projekti i cili është i miratuar dhe shpesh zyrtarët nga egoja për realizimin e projekteve nxiten të bëjnë keq klasifikimin e projekteve të caktuara në interes të qytetarit.

14. Ndryshimi në paramasa, ky projekt ka të bëj me projekte të vitit 2016-2017, kanë fillu në 2016-2017 por barten edhe në vitin 2018 për shkak se projektet janë dy dhe tri vjeçare. Por është një e gjetur që duhet të ketë vëmendje në të ardhmen.

15. Vonesa në pagesën e faturave, sigurisht dihet që mungesa e financave krijon mungesë. Nuk mund të them që ka implementim të rekomandimeve por mund të them që ka ecje apo elemente pozitive.

16. Te kontrata kornizë edhe këto ishin projekte që i takonin vitit 2015 dhe 2016, të cilat kishin të bënin me zhavorrin dhe shtrimin e rrugëve me zhavorr, për mirëmbajtjen e rrugëve, këto obligime financiare të cilat janë krijuar me kontratat e viteve 2014, 2015, 2016, gjatë implementimit të këtyre projekteve janë dorëzuar faturat në dhjetor të vitit 2017 dhe janë regjistruar si obligime financiare të Komunës së Ferizajt, domethënë i takojnë viteve para se kjo qeveri me marrë mandatin.

17. Vazhdimi i parregullt i kontratave, besoj që kjo është edhe shkelje ligjore edhe duhet të merren institucionet e tjera dhe jo vetëm kolegët tonë nga ZKA.

18. Nënshkrimi i kontratave duke tejkaluar vlerën e parashikuar, sa kam informacion nuk ka për vitin 2019.

19. Dobësi në menaxhimin e pasurisë, kjo nuk është vetëm për neve, është për të gjitha institucionet lokale dhe qendrore, ne e kemi vetëm një zyrtar të pasurisë, mungesa e resurseve njerëzore na bën që mos të mund ta implementojmë këtë rekomandim në tërësi por të bëjmë disa hapa pozitiv apo disa shkëndija të vogla pozitive që të rregullohet kjo çështje. Unë mendoj që resurset duhet të shtohen në të ardhmen dhe të bëhet një herë e përgjithmonë regjistrimi i të gjithë pasurisë së Komunës dhe të dihet se Komuna e Ferizajt sa peshon në aspektin monetar. Ne duhet të merremi më seriozisht me këtë çështje dhe po besoj që edhe kolegët e mi e dinë për çfarë po flas, që të shtohet stafi në këtë çështje dhe deri në fund të vitit të përfundohen të gjitha projektet. Apo së paku të fillohet që në vitin 2020 të përfundohet si projekt i cili do të merret me prioritet prej anës sonë.

20. Vonesa në arkëtimin e qirave, tash kemi mjaft avancim te arkëtimi i qirave dhe ne do të presim deri në një datë të caktuar dhe do të fillojmë me një njoftim që do të bëj Drejtoria e Financave do të bëjmë edhe implementimin e një projekti nga ekzekutivi që të implementojmë një projekt i cili do të arkëtojë të gjitha obligimet që kanë të tjerët, jo vetëm qytetarët por edhe personat juridik ndaj Komunës përmes procedurave të përmbarimit.

Komuna e Ferizajt është ndër institucionet që në 2018 ka marrë më së shumti rekomandime nga Auditori për të adresuar lëshimet e shkeljet në këtë komunë.

25 rekomandime ka marrë kjo komunë nga Zyra Kombëtare e Auditimit në vitin 2018, që krahasuar me vitin 2017 kur i kishte pranuar 17 rekomandime kemi një rritje për 7 sosh. Rekordi i kësaj komune sa i përket numrit të rekomandimeve ishte shënuar në vitin 2016m, kur kishte pranuar 29 rekomandime ng auditori i jashtëm.

Komuna e Ferizajt ka pasur telashe me shkelje të shumta në tenderë.

Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) ka analizuar dhe krahasuar gjetjet e Auditorit të përgjithshëm në Komunën e Ferizajt nga viti 2014 deri në vitin 2017. Gjetjet kryesore të BIRN janë prezantuar nga Visar Prebreza, redaktor i BIRN, në një debat të organizuar në Kuvendin Komunal para asamblistëve, drejtorëve komunalë dhe shoqërisë civile në Ferizaj.

KALLXO.com vazhdimisht ka publikuar analiza sa i përket raporteve të auditimit të institucioneve qendrore dhe lokale të Kosovës. Në këto analiza kanë shpërfaqur mangësitë, shkeljet dhe çështjet që janë identifikuar ndër vite nga ZKA.

Debati në Komunën e Ferizajt është organizuar nga BIRN me mbështetjen e Ambasadës britanike.

Debat për gjetjet dhe rekomandimet e Auditorit në Komunën e Ferizajt

Publiée par Kallxo.com sur Mardi 22 octobre 2019