array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Ekzagjerimi i shifrave të popullsisë së Shqipërisë

Deklarata

Lajm i keq për vendin tonë/ Të merren masa URGJENT! E frikshme kjo që po ndodh, ja cfarë u zbulua

Lajm i keq për vendin tonë/ Të merren masa URGJENT! E frikshme kjo që po ndodh, ja cfarë u zbulua

Vlerësimi

Me kos

Faqja “Aktualitete” përmes titullit “Lajm i keq për vendin tonë/ Të merren masa URGJENT! E frikshme kjo që po ndodh, ja cfarë u zbulua” ka dhënë alarme të pabazuar në fakte. Në titull nuk është treguar për cilin vend është lajmi dhe njëkohësisht i njëjti nuk është mbështetur në fakte. Të dhënat e Eurostatit tregojnë se Shqipëria është ndër vendet me moshën më të re në Europë. Mestarja e popullësisë së Shqipërisë prej 38.8 vjeç është më e ulët se mesatarja e vendeve të BE-së, që është 44.9 vjeç. Demografët thonë se rritja e moshës mesatare të popullësisë në Shqipëri është proces normal demografik.

Artikulli

Me datë 11.05.2024 faqja në Facebook “Aktualitete” ka publikuar një fotografi (arkiva) dhe ka bashkangjitur përshkrimin e fotografisë duke shkruar “Lajm i keq për vendin tonë/ Të merren masa URGJENT! E frikshme kjo që po ndodh, ja cfarë u zbulua”.

Kjo faqe publikon vazhdimisht lajme për Kosovën. Në titull nuk është treguar se për cilin vend është lajmi i keq, për Kosovën apo për Shqipërinë.

Në hapësirën për komente në këtë fotografi të publikuar, faqja në fjalë ka bashkangjitur një link të një lajmi të publikuar në uebfaqen “topnews226.com”. Në këtë lajm nëntitull është shkruar “Alarm! Shqipëria po plaket me ritme më të shpejta sesa mesatarja e Bashkimit Evropian”.

Përgjatë lajmit përflitet për përqindjen e moshës mesatare të rritur ndër vite në Shqipëri dhe në vendet të tjera të Bashkimit Europian.

Për dallim nga titulli i lajmit që është “alarmues”, teksti brenda lajmit tregon për shifra të zakonshme për populllsinë në Shqipëri dhe Europë. 

Ndërkohë, mosha mesatare, sipas Eurostat, është mosha në të cilën gjysma e popullsisë është mbi atë moshë dhe gjysma tjetër është nën atë moshë. Sipas të dhënave po ashtu të Eurostat, mosha që e ka ndarë popullësinë në dysh për vitin 2023 për Shqipërinë ka qenë 38 vjet, që është më e ultë se mesatarja e përgjithshme në Europë.

Gjithashtu, sipas të dhënave të Eurostat, 16% e popullsisë së Shqipërisë i përket moshës 0-14 vjeç, duke e renditur e 18-ta nga 48 shtete ; 13.3% e popullsisë janë të moshës 15-24 vjeç; 33.8% janë të moshës 25-49 vjeç; 20.4% e popullsisë janë të moshës 50 – 64 vjeç; 13.2% e popullsisë janë të moshës 65-79 vjeç; dhe 3.3% e popullsisë janë të moshës mbi 80 vjeç.

Rrjedhimisht, sipas të dhënave të Eurostat dhe të Instat (Instuti i Statistikave të Shqipërisë), mosha mesatare në Shqipëri është 38.2 vjeç. Ndërsa përqindja e popullsisë së moshës mbi 65 vjet në Shqipëri është rritur për 5% në 10 vite.

Të dhënat e Eurostati për vitin 2023 tregojnë se Shqipëria është në mesin e vendeve me popullësinë më të re. Shembull, derisa mosha mesatare në Shqipëri është 38.8 vjet, mosha mesatare e vendeve të BE-së është 44.9 vjeç. Italia është prej vendeve me moshën më të lartë mesatare, prej 48.4 vjeç. Për Kosovën nuk ka të dhëna për vitin 2023 në Eurostat, mirëpo të dhënat e vitit 2022 thonë se mosha mesatare ishte 31.1 vjeç. 

Në një përgjigje për Krypometrin, eksperti i demografisë, profesori Hazer Dana thotë se sikurse edhe në vendet e zhvilluara, edhe në Shqipëri kanë ndodhur ndryshime të mëdha në aspektin demografik.

Por trendin e rritjes së moshës mesatare e konsideron si proces normal dhe të pritshëm.

“Demografia si shkencë këto transformime demografike dhe në këtë aspekt edhe rritjen e moshës mesatare e shpjegon si një proces normal dhe të pritshëm. Megjithatë, efektet mund të jenë shumë serioze në shumë fusha të zhvillimit ekonomik, social, politik, demografik etj. Për të zvogëluar efektet negative, Shqipëria duhet të përgatisë politika popullative nataliste më të fuqishme si dhe politika që do të ndikojnë në zvoglimin e emigrimit të popullsisë”– ka thënë Dana.

Ai thotë se janë disa faktorë që ndikojnë në rritjen e moshës mesatare në Shqipëri, si për shembull faktorët ekonomik, faktorët social apo edhe faktorët demografik si rënia e natalitetit, rritja e mortalitetit, zvogëlimi i shtimit natyror dhe rritja e migrimit.

Profesori Dana thotë se një popullatë hyn në procesin e “moshnimit deomgrafik” atëherë kur popullsia që ka mbi 65 vjet kalon 12% të popullsisë së përgjithshme. Edhe pse Shqipëria e ka kaluar këtë shifër, ai thotë se ka shtete që kanë shifra edhe më të larta.

Megjithëatë, ai konsideron se arritja e kësaj shifre është shqetësuese.

“Shqipëria aktualisht ka mbi 15% të popullsisë mbi 65 vjet. Kjo tregon se Shqipëria ka hyrë në procesin e moshnimit demografik dhe plakja e popullsisë në Shqipëri ka trende të vazhdueshme të rritjes”– ka thënë Dana për Krypometrin.