array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Deklaratat e mveshura ndaj Sami dhe Mërgim Lushtakut

Deklarata

Bab a po thu na dalin qeto 10 milion a” dhe “jo bre djal 10 milion i ka bo gjethkush tash”

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Citatet e vendosura në ilustrimin në të cilin shihet Sami e Mërgim Lushtaku: “Bab a po thu na dalin qeto 10 milion a” dhe “jo bre djal 10 milion i ka bo gjethkush tash”, janë të rreme. Kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj Sami Lushtaku dhe deputeti Mërgim Lushtaku nuk kanë bërë deklarata të tillë asnjëherë.

Artikulli

Më 24 korrik 2023, faqja e Facebook-ut “Baloz Balozi” ka publikuar një fotografi në të cilën shihen personalitete të politikës si Mërgim dhe Sami Lushtaku, Pal Lekaj, Hisen Berisha dhe një karikaturë e Bekim Haxhiut.

Në fotografinë në të cilën janë ilustruar Mërgim dhe Sami Lushtaku janë mveshur deklarata si “Bab a po thu na dalin qeto 10 milion a” dhe “jo bre djal 10 milion i ka bo gjethkush tash”.

Asnjëra prej deklaratave nuk është thënë nga nën-kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku dhe deputeti Mërgim Lushtaku.

Zëdhënësi i Parisë Demokratike të Kosovës, Valmir Klaiqi për KALLXO.com ka thënë se përmbajtja e ilustrimit është e rreme.

“Është një fake news, propagandë linçuese sepse as kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku por as deputeti Mërgim Lushtaku nuk i kanë dhënë asnjëherë këto deklarata të apostrofuara ne këtë postim”- ka thënë Klaiqi.

Ky ilustrim është publikuar disa ditë pasi deputetët Mëgim Lushtaku e Bekim Haxhiu janë përfshirë në një përleshje në Kuvendin e Kosovës.