array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Deklarata e rreme që i mveshet Naim Abazit për xhamitë

Deklarata

Naim Abazi: Ezani I Xhamive Po Me Pengon Shume,Duhet Ta Ndalim Ne Jemi Nje Shtet Europian Bre Popull dhe..

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Artikulli me titull “Naim Abazi: Ezani I Xhamive Po Me Pengon Shume,Duhet Ta Ndalim Ne Jemi Nje Shtet Europian Bre Popull dhe..” është i rremë. Abazi nuk ka deklaruar asnjëherë që i pengon ezani.

Artikulli

Më 26 qershor 2023 faqja “Albagraph7” publikoi një shkrim me titull “Naim Abazi: Ezani I Xhamive Po Me Pengon Shume,Duhet Ta Ndalim Ne Jemi Nje Shtet Europian Bre Popull dhe..”

Ky artikull ka marrë mbi 220 komente dhe 80 reagime të cilat në shumicë janë me qasje negative dhe urrejtëse ndaj këngëtarit dhe prezantuesit Naim Abazi.

I njëjti artikull është publikuar edhe në faqe tjera si LajmeIN, RevistaIn, Panda.al, GazetaImperial.

Lidhur me këto shkrime, krypometri ka kontaktuar Naim Abazin, i cili ka mohuar të ketë dhënë një deklaratë të tillë.

“Rrena janë këto postime në portale”- ka thënë ai. “Unë e kam spektaktin tim ku jam prezent nga 4 orë në javë dhe po të dua të prononcoj diçka e bëjë aty para se të ju përgjigjem portaleve që nuk kanë asnjë vlerë. Mua nuk më pengon ezani në asnjë moment”- ka shtuar Abazi.

Abazi, në vitin 2019, kishte folur për ndërtimin e shtëpive për qytetarët në nevojë që ka bërë ai, mirëpo nuk ka thënë se i pengon ezani.