array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Alarmi i rremë për rrezikun që sjellë konsumimi i hudhrës 

Deklarata

Mos E Fusni “Hudhren” Ne Goje Nese I Keni Keto Probleme Shendetesore / Mjeket Bejne Thirrje Te Gjitheve…

Faqe në Internet

Vlerësimi

Me kos

Artikulli me titull “Mos E Fusni “Hudhren” Ne Goje Nese I Keni Keto Probleme Shendetesore / Mjeket Bejne Thirrje Te Gjitheve…” nuk është mbështetur në fakte shkencore. Ilustrimi i këtij lajmi është i rremë, pasi i njëjti është ilustruar me fotografi të një mjeku, i cili nuk është cituar fare në artikull por vetëm është përmendur imazhi i tij për të shpërndarë një lajm të pabazuar në fakte shkencore.

Artikulli

Më 23 nëntor 2023 faqja e internetit “Lajmi i Fundit” publikoi një shkrim me titull: “Mos E Fusni “Hudhren” Ne Goje Nese I Keni Keto Probleme Shendetesore / Mjeket Bejne Thirrje Te Gjitheve…”

Artikulli ka marrë 16 shpërndarje, derisa është publikuar edhe në The 24hr news, Shëndeti i njeriut, Lajme.shqip, Lajme Shqip, TV7 Media, Lajme Ditore. I njëjti shkrim figuron nëpër portale të ndryshme edhe muaj më herët gjatë këtij viti.

Brenda shkrimit thuhet se hudhra është e dëmshme për personat të cilët kanë probleme me mëlqi, ata që kanë probleme me sistem të tretjes, personat që kanë probleme më sy, hepatit dhe ata që do t’i nënshtrohen ndonjë ndërhyrjeje kirurgjike.

Artikulli nuk mbështetet në ndonjë fakt shkencor dhe as nuk citohet asnjë punëtor shëndetësor për të mbështetur konstatimet e bëra. 

Lajmi është ilustruar me fotografi të një mjeku, i cili nuk është cituar fare në artikull por vetëm është përmendur imazhi i tij për të shpërndarë një lajm të pabazuar në fakte shkencore.

Përndryshe, hudhra njihet për efektet e mira shëndetësore anti bakteriale, uljen e shtypjes së gjakut, etj..