array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=5"
  }
}

Akuzat për barnatore me qëllim të promovimit të shitjeve online të barnave 

Deklarata

Vëmendje! Trajtimi i prostatës në vetëm 3 ditë! Për këtë vetëm nevojitet…..

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë e kryptë

Titulli i artikullit “Vëmendje! Trajtimi i prostatës në vetëm 3 ditë! Për këtë vetëm nevojitet…..” është i rremë. Artikulli është publikuar në një faqe të internetit që imiton portalet, mirëpo nëse klikohen rubrikat apo artikujt që shfaqen, të dërgojnë tek pjesa për blerjen e një produkti me çmim “promocional”. Edhe konstatimi i bërë në artikull se “ilaçet e prostatitit të shitura në barnatore nuk ndihmojnë” janë të rreme, pasi të njëjtat përshkruhen nga urologët.

Artikulli

Më datë 13.02.2024, faqja në Facebook, ‘Ach Enterprises’ (arkiva) ka publikuar një artikull me titull, “Vëmendje! Trajtimi i prostatës në vetëm 3 ditë! Për këtë vetëm nevojitet…..”.

I njëjti artikull është publikuar edhe në faqen e internetit ‘offer-wall.pro’ (arkiva).

Artikulli nuk citon ndonjë doktor me emër e mbiemër, por një fotografi ilustruese e një doktori.

Nga kontrolli i fotografisë përmes Google Lens rezulton se e njëjta fotografi përdoret si ilustrim i doktorëve urolog nëpër shumë artikuj.

Ky artikull është publikuar në një portal me emrin ‘Intopic’. Krypometër ka kontrolluar nëse kjo është faqe i takon ndonjë mediumi apo është imitim. Në dukje, kjo faqe e internetit i ngjason një faqe të një mediumi online, pasi ka disa rubrika dhe ka të publikuar edhe disa artikuj tjetër.

Megjithatë, asnjë prej rubrikave të lajmeve si dhe lajmet e publikuara nuk janë të qasshme, pasi kur klikohen ato dërgojnë tek pjesa e artikullit për blerjen e produktit që promovohet.

Në artikull thuhet “Gazetaria e pavarur hetimore hedh dritë mbi një nga problemet kryesore me të cilat përballen burrat modern: ilaçet e prostatitit të shitura në barnatore nuk ndihmojnë. Çfarë të bëni, me kë të kontaktoni?”.

Tutje artikulli rekomandon një produkt shëndetësor që pretendohet se shëron prostatitin. Në këtë rast bëhet fjalë për ‘Prostafix’.

Krypometër ka kontaktuar me urologë e farmacistë për të verifikuar pretendimet e ngritura në këtë artikull.

Urologu Avni Fetahu ka thënë se trajtimi i sëmundjeve të prostatës bëhen bazuar në protokolet shëndetësore, të cilat parashohin edhe barnat që janë në shitje nëpër barnatore. 

Ai ka thënë se ilaçet që i përshkruajnë për sëmundjet e prostatës janë të licencuara dhe ato janë: Prosturo, Prostacare, e të tjera.

Ndërsa, Rinon Dervishi në një shkrim autorial thotë se trajtimi i prostatës varion varësisht prej problemit dhe madhësisë së prostatës, nga terapia me barna e deri te largimi i prostatës me intervenim kirurgjikal.

Krypometër ka kontaktuar edhe me Astrit Haxhijahën, farmacist klinik, për të verifikuar konstatimin e bërë në artikull se “ilaçet e prostatitit të shitura në barnatore nuk ndihmojnë”.

Haxhijaha ka thënë se këto janë pretendime të rreme që bëhen me qëllim të uljes së besimit në barnat që kanë autorizim të shiten në Kosovë dhe që gjenden nëpër barnatore.

“Kjo formë të marketingut e përdorin kompanitë për promovime dhe për me i nxitë pacientët për blerje online duke u thirrur që barnatoret nuk e pranojnë si produkt por të blejnë online. Si specialist i Farmacisë Klinike iu rekomandoj atyre që çdo produkt farmaceutik që dëshirojnë ta blejnë t’i drejtohen barnatoreve dhe jo blerjeve online”- thuhet në përgjigjen e Haxhijahës.