array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=7"
  }
}

Flamuri i Kosovës dhe ai i Shqipërisë - Foto: REL/Reuters

A do të hapet kufiri Kosovë – Shqipëri më 1 janar?

Deklarata

Pandeli Majko: Në datën 1 janar fillon lëvizja e lirë mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Ramush Haradinaj: Do të ketë kamera, do të ketë një monitorim, por nuk do të ketë barrikadë fizike, jo prezencë fizike të kontrollit”, ka thënë Haradinaj në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut më 19 shtator.

 

Ramush Haradinaj, Pandeli Majko

Vlerësimi

Hetimet vazhdojnë

Hapja e kufirit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë shënon një hap të madh në forcimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve. Hapja e kufirit ndihmon në lehtësimin e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave. Premtimi është dhënë nga qeveritë e të dy vendeve. Krypometri do të shoh nëse hapja e kufirit në mes të dy vendeve do të ndodh me datën 1 janar, siç është premtuar.

Artikulli

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ministri i Diasporës së Shqipërisë, Pandeli Majko kanë deklaruar se hapja e kufirit Kosovë – Shqipëri do të bëhet natën e Vitit të Ri.

Kryeministri Haradinaj ka deklaruar se me ndërrimin e viteve nuk do të ekzistojë më barriera fizike në kufirin Kosovë – Shqipëri.

“E kemi biseduar me kryeministrin Edi Rama dhe me kolegë të tjerë, që diku në ndërrim të moteve të hapet kufiri. Shpresoj po. Përfundimisht. Do të ketë kamera, do të ketë një monitorim, por nuk do të ketë barrikadë fizike, jo prezencë fizike të kontrollit”, ka thënë Haradinaj në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut më 19 shtator.

Edhe ministri i Diasporës së Shqipërisë, Pandeli Majko ka thënë në Skenderaj më 1 gusht, në ‘Ditën e Diasporës’ se kufiri Shqipëri – Kosovë do të hapet më 1 janar të vitit 2019.

“Duhet me hapë kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës. Kryeministri më tha që e kanë marrë vendimin. Në datën 1 janar fillon lëvizja e lirë mes Shqipërisë dhe Kosovës”, ka deklaruar Majko para qytetarëve në Skenderaj.

Një ditë më vonë, kundër kësaj deklarate kishte reaguar deputeti i Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, Igor Simiq.

Igor Simiq e ka kundërshtuar deklaratën e Majkos, e ka quajtur papërgjegjësi dhe se kjo rrezikon paqen në rajon, kishte shkruar Tanjug.