Ramush Haradinaj, kryeministër i Kosovës. Foto: Kallxo.com

Kryeministri reagon ndaj KEK-ut dhe KEDS-it për ndërprerjet e rrymës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka konsideruar zhgënjyese dhe të pa tolerueshme ndërprerjet e shpeshta të energjisë elektrike në ditët e fundit.

Haradinaj përmes një shkrimi në facebook ka thënë se është i papranueshëm fakti që KEDS-i dhe KEK-u nuk janë në gjendje t’i realizojnë detyrat e veta.

“Zhgënjyese dhe e pa tolerueshme sjellja KEDS dhe KEK në ditët e para të dimrit, duke i shtyrë qytetarët të përballen me reduktime të ashpra të energjisë elektrike. I papranueshëm fakti, që KEDS dhe KEK nuk janë në gjendje t’i realizojnë detyrat e veta. Menaxhmenti i KEDS dhe KEK duhet ta dinë se Qeverisë së Kosovës dhe qytetarëve të saj nuk u intereson se cili njësit është funksional e cili jo dhe as nuk i intereson se cili është çmimi i energjisë në tregun ndërkombëtarë”, thuhet në reagimin e kryeministrit.

Tutje ai ka shkruar se “Drejtues të KEK dhe KEDS e kanë për obligim dhe janë të thirrur të sigurojnë energji elektrike për të gjithë qytetarët e Kosovës. Nuk pranojmë asgjë më pak”.

Gjatë ditës se djeshme shumë qytete të Kosovës janë përballuar me mungesën e gjatë të rrymës.

https://kallxo.com/qytetet-dhe-fshatrat-ku-do-te-kete-nderprerje-te-rrymes-ne-4-ditet-e-ardhshme/

.