FOTO: ANP "Adem Jashari"

Kontrollorët ajrorë thonë se do ta intensifikojnë grevën

Shoqata Sindikale e kontrollorëve të trafikut ajror, sot do të mbajë grevë 4 orëshe, për të vazhduar pastaj për ditën e premte nga ora 8:00 deri në ora 16:00, ditën e shtune nga ora 8:00 deri në ora 20:00.

Artan Hasani, kryetari i sindikatës së kontrollorëve ajror, ka thënë se greva e tyre do të sjellë probleme të mëdha në trafikun ajror.

“Me miratimin e ligjit për paga neve si Agjenci na cenohet autonomia e institucioneve dhe ne jemi shprehur kundër këtij ligji”, tha ai në një intervistë sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Hasani bëri me dije se megjithë takimet që i kanë pasur, nuk kanë rezultuar me sukses. “Na vjen keq prej qytetarëve, por nuk kemi pasur zgjidhje tjetër”, tha ai.

Sipas tij greva do të pezullohet të dielën për shkak të pavarësisë së Kosovës për të vazhduar të hënën me grevë 24 orëshe.

Për më shumë ndiqeni intervistën e plotë të Artan Hasanit, kryetari i sindikatës së kontrollorëve ajror.