Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Prishtinë, anulohet diskutimi publik lidhur me rregulloren për taksën për lejet e ndërtimit
Komuna e Prishtinës ka anuluar konsultimin publik për plotësimin dhe ndryshimin e Rregullores mbi taksën administrative për dhënien e lejes së ndërtimit dhe tarifën për rregullimin e infrastrukturës e cila ishte planifikuar të mbahej sot nga ora 10:00 në objektin e Komunës së vjetër.
Arsyeja për dështim të këtij diskutimi ishte se nuk pati prezencë të drejtorëve të drejtorive komunale dhe prezencë të mjaftueshme të qytetarëve.
Diskutimi pritej të mbahej me biznese, shoqëri civile dhe anëtarë të Kuvendit.
Nga komuna u bë e ditur se diskutimi do mbahet një ditë tjetër, kur do jenë të pranishëm edhe drejtorët dhe kabineti i kryetarit.
Dokumenti i kësaj draft rregulloreje do jetë në konsultim publik nga data 28.04.2023 deri me datën 27.05.2023.
Lidhur me këtë draft rregullore qytetarët mund të dërgojnë komente dhe sugjerime deri më 27 maj.