Komuna e Prishtinës ndan 150 mijë euro për matës të shpejtësisë, modernizim të semaforëve e ndriçim në vendkalime

Komuna e Prishtinës ka ndarë 150 mijë euro për projektin ‘Ndërtimi dhe modernizimi i semaforëve, montim të paneleve ndriçuese në vendkalime dhe matëseve të shpejtësisë’.

Sipas detajeve të përshkruara në dosjen e prokurimit, kontrata përfshinë vendosje të paneleve për kontrollim të shpejtësisë, ndriçim të vendkalimeve, modernizim të semaforëve dhe ngadalësuesit-ngritja e vendkalimeve.

Ngritja e vendkalimeve sipas specifikës në dosjen e tenderit

detajet e kontratës bëhet e ditur se do vendosen po ashtu 10 panele për matje të shpejtësisë në shtylla të ndriçimit publik.

Paneli për matje të shpejtësisë sipas të dhënave do jetë dy ngjyrësh, e kuqe për ata që e tejkalojnë shpejtësinë dhe e gjelbër për ata që lëvizin me shpejtësi të lejuar.

Paneli pritet të përmbajë të dhëna si: Ditën, muajin, vitin, orën, minutat dhe sekondën, si dhe të dhënat për shpejtësinë.

Kontrata i është dhënë operatorit  “INTRAST ” SH.P.K.” me kohëzgjatje për 6 muaj.