Banorët e lagjes 'Kalabria' për herë të tretë protestojnë për mos-shfuqizim të planit rregullues

Banorët e lagjes “Kalabria” në Prishtinë kanë protestuar prapë para komunës së Prishtinës për mos-shfuqizim të planit rregullues që ishte miratuar në nëntor të vitit 2021.

Komuna e Prishtinës në seancën e rregullt të Kuvendit Komunal që po mbahet sot ka futur si pikë të rendit të ditës, propozimvendimin për anulimin e vendimit për miratimin e planit rregullues të hollësishëm për lagjen “Kalabria”, që u miratua më 12.11 2021.

Banorët i kanë bërë thirrje kryetarit, Përparim Rama të mos e bllokojë lagjen “Kalabria”.

Punimet në panin rregullues për këtë lagje kanë nisur që nga viti 2015 nga Kuvendi Komunal si dhe ka kaluar të gjitha procedurat duke mbajtur edhe shqyrtimin publik.

Në vitin 2019 është bërë edhe një plan i hollësishëm brenda tij për segmentin e kolektorit të ujërave të zeza që ka mbetur i papërfunduar dhe projekti për Rrugën A.

Si pjesë të këtij plani, ish kryetari Shpend Ahmeti vendosi që të ketë barazi në pronat ku ka ndërtim të lartë dhe banim, pra barazim në koeficient të ndërtimit.

Banorët e lagjes ‘Kalabria’ protestojnë para MMPHI, kërkojnë mos-shfuqizimin e planit rregullues