Agim Aliu. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Agim Aliu: Kemi mbështetur bizneset e vogla dhe të mëdha në komunën e Ferizajt

Kryetari i Ferizajt Agim Aliu, ka treguar se bizneset e vogla dhe të mesme në komunën e Ferizajt i kam mbështetë, kjo komunë njihet si njëra ndër komunat me zhvillim ekonomik.

“Për cdo vitë ka pas fond të veçant dhe për çdo vitë ne kemi mbështetur biznese të vogla dhe të mesme dhe tash aktulaisht ku po flasim është në procedurë të prokurimit zhvillimorë”, tha ai.

Tutje, ai theksoi se këto biznese kanë përfituar në kuadër të fondit të punësimit, ku si shkak i kësaj janë punësuar me dhjetra punëtorë.

“Është një procedurë që është në kuadër të fondit të punësimit dhe sigurisht se kanë përfituar biznese të ndryshme të komunës së Ferizajt të cilat kanë punësuar me dhjetra e qindra punëtorë si rezultat i kësaj mbështetje që ne i kemi dhënë”, theksoi Aliu.

Përveç fondit të punësimit, në këtë debatë është diskutuar edhe për shëndetësi, arsim e në përgjithsi për qeverisjen komunale të Ferizajt.