Këshilltari i Kadri Veselit ankohet për injorimin e Edi Ramës e Ilir Metës

Këshilltari i kryeparlamentarit, Blerim Latifi, është ankuar përmes një publikimi në Facebook duke thënë se mos dhënia e fjalës për kryeministrin e Shqipërisë dhe presidentin, Ilir Meta është gabim i madh.

Ai tutje ka shkruar se shkrepja e plumbave në luftën e fundit në Kosovë është meritë e Shqipërisë.

“Gabim i madh që nuk iu dha fjala presidentit ose kryeministrit të Shqipërisë në manifestimin e shënimit të 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës!

Ne po harrojmë se pa Shqipërinë asnjë plumb s’do të kishim mundur ta shkrepim, e lëre ma të organizojmë luftën e armatosur kundër Serbisë!

A thua kur do të mësohemi që shtetin dhe kombin t’i mbajmë mbi dashuritë dhe urrejtjet e politikave ditore?”

Gjatë ditë së sotme KALLXO.com ka raportuar se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është ndarë i pakënaqur në manifestimin qendror të 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës i cili u mbajt në sheshin qendror të Prishtinës gjatë ditës së sotme.