Sebastian Kurz

Kancelari i Austrisë sot në Beograd, nesër në Prishtinë

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, këtë të hënë do të udhëtojë për në Ballkanin Perëndimor, për ta vizituar Serbinë pastaj Kosovën.

Në Beograd, Kurz pasdite do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministren Ana Brnabiq, raporton portali informativ GMX.

Në mbrëmje, Kancelari Federal do të udhëtojë në Kosovë, ku do të takohet me Presidentin Hashim Thaçin dhe Kryeministrin Ramush Haradinajn, takime këto që janë planifikuar të martën.

Kancelari gjithashtu dëshiron të bëjë një vizitë ushtarëve austriakë të trupave të KFOR-it në Kosovë, transmeton rtv21.tv.

Tema e bisedimeve në Beograd dhe Prishtinë do të jetë, përveç çështjeve dypalëshe, konflikti i pazgjidhur midis Serbisë dhe Kosovës.