Sebastian Kurz

Sebastian Kurz tërhiqet nga politika

Ish-kancelari austriak Sebastian Kurz është tërhequr plotësisht nga politika. Këtë e ka bërë të ditur vet ai, në një adresim për mediat. Në moshën vetëm 35-vjeçare, ai u bë kancelar i vjetër – ‘Altkanzler’, siç i quajnë austriakët kancelarët e tyre pas dorëheqjes.

35-vjeçari Kurz, i cili është ende lider i Partisë Popullore konservatore (ÖVP), shërbeu si kancelar nga 2017 deri në 2019 dhe përsëri nga 2020 deri në 2021. Ai u largua nga kancelaria në fillim të këtij viti kur u zhyt në një hetim korrupsioni. Mandati i tij i parë në detyrë gjithashtu përfundoi në një mënyrë të ngjashme, pas të ashtuquajturit “Skandali Ibiza”, raporton Politico.eu.

Sipas informacioneve të fundit, nuk ka asnjë provë për përfshirje të drejtpërdrejtë të Sebastian Kurz në rastet e korrupsionit, transmetojnë mediat austriake.

E thënë thjesht, sipas gjendjes aktuale të hetimit – ai nuk ka vjedhur, ai ka qenë vetëm i dehur nga pushteti.

Kurz tha se dëshiron të kalojë më shumë kohë me djalin e tij, i cili lindi muajin e kaluar.