Misteret e vrasjes së Shaqir Krasniqit – LIVE

Në emisionin “Kallxo Përnime” po transmetohet hulumtimi rreth vrasjes së mistershme të Shaqir Krasniqit.

Nëna e tij, Lushja, tregon detaje si ndodhi vrasja në prill të vitit 2004.

Ajo tregon se djali i kishte mbetur i vrarë e vetë ishte plagosur.

Çka kishte deklaruar Shaqir Krasniqi para se të vritej?

Çfarë përmban deklarata e tij e dhënë në Polici rreth pritave për vrasjen e tij.

Në pjesën e dytë të emisionit transmetohet reportazhi që flet për dy aktivistë, një serb dhe një shqiptar, që ndërtuan një qendër të përkujdesit për qentë endacakë.