Jonida Maliqi prezantohet sonte me ‘Ktheju tokës’ në Eurovizion   

Përfaqësuesja e Shqipërisë Jonida Maliqi do prezantohet sot në mbrëmje me këngën “Ktheju tokës” në edicionin e 64 të Eurovisionit.

Prezantimi i Maliqit do të bëhet në natën e dytë të gjysmëfinales së këtij festivali i cili po mbahet në Tel Aviv në Izrael.

Nëse arrin të marrë pikët e mjaftueshme përfaqësuesja shqiptare do të garojë të shtunën në natën finale të këtij festivali.

Në natën e parë gjysmëfinale të Eurovizionit kualifikimin e siguruan: Greqia, Bjellorusia, Serbia, Qipro, Estonia, Republika Çeke, Australia, Islanda, San Marino dhe Sllovenia.

 

 

16 Maj 2019 - 11:26

Isa Vatovci 16/05/2019 - 11:26
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend