Suedia fiton Eurovizionin, Shqipëria renditet e 22-ta

Këngëtarja Loreen nga Suedia me këngën Tatto është shpallur fituese e festivalit të muzikës “Eurovizion” për vitin 2023.

Ndërsa Shqipëria është renditur në vendin e 22-të me 76 pikë në total.

Shqipëria u prezantua këtë vit në “Eurovizion” me këngëtaren nga Kosova Albina Kelmendin dhe familjen e saj me këngën “Duje”.

Finlanda është renditur në vendin e dytë, Izraeli në vendin e tretë, ndërsa Italia në vendin e katërt.

.