Ilustrim

Jezerc i Ferizajt, arrestohen pasi bartin dru pa dokumentacion

Raportohet se janë arrestuar dy të dyshuar në fshatin Jezerc të Ferizajt, të cilët janë takuar nga policia duke bartur dru  pa dokumentacion përkatës.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:00.

PK-ja njofton se  pas intervistimit me vendimin e prokurorit, i dyshuari i parë dërgohet në qendrën e mbajtjes, kurse i dyshuari i dytë lirohet.