Foto: Ilustrim

Një i arrestuar për prerje ilegale të druve në Parkun Nacional

Policia e Kosovës e ka ndaluar dje rreth orës 17:00 personin F.H., i dyshuar për prerje ilegale te pyjeve.

I dyshuari është ndaluar në fshatin Strellc i Epërm të Deçanit teksa me një traktor me rimorkio po transportonte një sasi drunore të prerë ilegalisht në Parkun Nacional.

Policia menjëherë ka ndërmarrë veprimet ligjore të koordinuara  me zyrtar të DAPK-së në Deçan dhe prokurorin kompetent.

Me vendim te prokurorit, masa drusore  dhe mjeti me të cilin ka qenë duke u bërë transporti i kësaj mase janë sekuestruar.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar ne procedurë te rregullt.