Foto: KALLXO.com Ilustrim

Gjakovë, tre të ndaluar nga Policia për prerje ilegale të pyllit

Tre persona janë ndaluar dje nga Policia e Kosovës në tre raste të veçanta në Gjakovë, pasi që janë hasur duke transportuar dru, në mënyrë ilegale.

Sipas Policisë së Kosovës, në njërin rast janë sekuestraur 1.90 metër kub dru, në rastin tjetër 2 metra kub dhe rastin e tretë 1 metër kub.

Gjatë kontrollit ndaj të dyshuarve, Policia ka konstatuar se nuk posedojnë dokumentacionin e duhur për prerjen e drunjve.

Drutë janë sekuestruar në bashkëpunim me Agjencinë e Pyjeve në Gjakovë, ndërsa të dyshuarit pas konsultimit me prokurorin, janë liruar në procedurë të rregullt.

Të tri rastet kanë ndodhur në rrugën “Sadik Stavileci” në Gjakovë.