Ish-ministri i Kulturës, Astrit Haraqija - Foto: KALLXO.com

Ish-ministri në garë për të parin e ATK-së

Ish- ministri i Kulturës, Astrit Haraqija po garon për të parin e Administratës Tatimore të Kosovës,

Lajmin se po synon postin e drejtorit të ATK-së e konfirmoi për KALLXO.com vetë Haraqija.

“Po, po është e vërtetë që jam në atë garë”, tha shkurt Haraqija për KALLXO.com.

Haraqija ka qenë i akuzuar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar së bashku me Valton Beqirin dhe dy producentë.

Në aktakuzë Haraqija akuzohej se kishte tejkaluar autorizimet e tij kur kishte nënshkruar, në kundërshtim më ligjin, dy kontrata në vlerë 570 000 euro. Kurse pasardhësi i tij, Valton Beqiri, kishte nënshkruar aneks kontratën me “Morina Films”, duke transferuar 100 000 euro si subvencione për realizimin e filmit “Mysafir në Sofër”. Filmat të cilët nuk u realizuan asnjëherë.

Konfirmohet Aktakuza për Haraqinë dhe Beqirin

Më pas Haraqija u përball edhe me një akuzë tjetër, për sigurim të klientëve për viza për grupin e Ukë Rugovës.

https://kallxo.com/astrit-haraqija-pranon-se-rregulloi-40-80-viza-italiane/

www.kallxo.com