Foto: Ilustrim

Arrestohet një zyrtar i ATK-së, dyshohet se ka lëshuar dokument të rrejshëm

Një zyrtar i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) është arrestuar nën dyshimin se ka keqpërdorur detyrën zyrtare.

“I dyshuari M. K., viti i lindjes 1969, mashkull/kosovar, kishte lëshuar dokument të rrejshëm në emër të ATK-së, me qëllim që një biznesi të caktuar t’i lirohen pronat e bllokuara” – njofton Policia e Kosovës.

I dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit nga Prokuroria e Prishtinës ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike (SHKE) pas pranimit të informatave lidhur me këtë rast ka hetuar rastin në koordinim me prokurorin.

Sipas Policisë, gjatë këtyre hetimeve janë siguruar dëshmi se i dyshuari me dashje dhe me dijeninë e tij ka vepruar në kundërshtim me ligjin.