Isa Mustafa Premton Luftim të Korrupsionit dhe Ekonomi të Zhvilluar

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e ka nënshkruar dekretimin e mandatarit për formimin e qeverisë së Kosovës.

Sipas marrëveshjes PDK-LDK, kandidat për kryeministër është kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

“Në vazhdën e konsultimeve të përbashkëta dhe arritjes së marrëveshjes ne i kemi propozuar si PDK presidentes së Kosovës Atifete Jahjaha si mandatar z. Isa Mustafën”, tha Hashim Thaçi duke e prezantuar kandidaturën e Isa Mustafës për kryeministër të vendit.

Ndërsa i mandatuari për kryeministër Isa Mustafa tha se koalicioni zotohet se do të punoj për sundimin e rendit dhe ligjit, zhvillimin ekonomik, dialogun me fqinjët, lëvizja e lirë, bujqësi, shëndetësia, sporti, liria fetare, liria e të shprehurit, punësimi dhe mirëqenia.

“Qeveria ime do të angazhohet për funksionimin e pavarur të legjislacionit, ekzekutivit dhe gjyqësorit”, tha Mustafa.