VIDEO - Isa Mustafa Mustafa komenton fotografinë e Lutfi Hazirit me Sami Lushtakun e Ukë Rugovën

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka komentuar një fotografi në të cilën nënkryetari i partisë, Lutfi Haziri, shihet në një tavolinë me ish-kryetarin e Skënderajt nga PDK, Sami Lushtakun, djalin e ish-Presidentit Ibrahim Rugova, Ukën, dhe figura tjera politike e ish-ushtarake të Kosovës.

Fotografia e publikuar mbrëmë supozohet se është bërë në një nga restorantet e Gjilanit.

Kur doli në konferencë për shtyp pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së, Mustafa u pyet edhe praninë e Hazirit në këtë fotografi, njëri ndër pretenduesit për kreun e LDK-së në zgjedhjet e ardhshme në LDK.

“Lutfi Haziri më ka thënë që është në Zvicër këto ditë dhe nuk do të jetë këtu”, tha Mustafa duke folur për mospraninë e Hazirit në mbledhjen e sotme të kryesisë.

Ndërsa duke komentuar fotografinë e Lutfi Hazirit me Ukë Rugovën, Sami Lushtakun e Sylemjan Selimin, kreu i LDK-së tha se Haziri i ka thënë atij se “kjo fotografi nuk është bërë këto ditë”.

https://kallxo.com/mishi-ben-bashke-sami-lushtakun-sylejman-selimin-uke-rugoven-e-lutfi-hazirin/