14 nga themelimi i "Loyola"-s

Haradinaj: Ta bëjmë Kosovën si Gjermania e Austria, e të mos na ikin rinia jonë atje - FOTO

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se nuk dëshiron që të rinjtë e Kosovës të shkojnë në Gjermani e Austri, për një jetë më të mirë, por dëshirojnë që Kosovën ta bëjnë si këto dy vende.

Haradinaj i cili mori në pjesë në shënimin e 14 vjetorit të themelimit të gjimnazit “Loyola”, në Prizren, tha se Kosova është Evropë veçse i mungon lëvizja e lirë, e cila do të bëhet.

Kryeministri gjatë fjalimit të tij në shënimin e 14 vjetorit të gjimnazit “Loyola”, tha nxënësit aty e kalojnë e 100% testin e maturës.

“Ne jemi Evropë, Kosova është Evropë, na mungon lëvizja e lirë por edhe ajo do të vjen, por edhe lëvizja e lirë dhe mundësitë me lëvizë lirshëm janë mundësi me e pa se çka ndodh në vendin tonë e çka ndodh në vendet e tjera, por ne duhet të synojmë ta bëjmë jetën këtu, që rinia jonë të fokusohet, të vazhdojë brez pas brezi me zhvillu Kosovën. Dëshira jonë është më bë Kosovën Gjermani e Austri, e jo të rinjtë tanë me shku në Gjermani e Austri”, tha ai.

Ndërsa anëtari i bordit, gjermani Alford Strentup i tha kryeministrit Haradinaj që Kosova duhet të jetë krenare që ka Gjimnazin “Loyla” në Prizren.

“Kjo është shkollë elite, dhe shembull, zotëri Haradinaj të jeni krenar për këtë shkollë në Republikën e Kosovës, sepse nxënësit e suksesshëm të kësaj shkolle kanë mundësi shumë të mira që studimet dhe shkollimin e tyre të vazhdojnë edhe në  Gjermani, nëpër institucionet më të mira të shkollimit”, tha ai.