Ramush Haradinaj. Foto: Kallxo.com

Haradinaj: Do ta përcjellim gjendjen e të lënduarve në Serbi

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se do të përcillet gjendja e të lënduarve në aksidentin në Serbi.

“Do të vazhdojmë ta përcjellim në çdo moment gjendjen e qytetarëve tanë, por edhe të udhëtarëve tjerë”, tha Haradinaj.

Ai tha se për aksidentin e një autobusi nga Kosova në Kurshumli të Serbisë është informuar nga shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Valdet Sadiku.

“Nga zotëri Sadiku u informova që dy udhëtarë janë hospitalizuar dhe janë jashtë rrezikut për jetë, kurse të tjerët nuk kanë pasur nevojë për trajtim mjekësor”, tha Haradinaj.

KALLXO.com shkroi për daljen e nga rruga dhe rrotullimin e një autobusi sot në territorin e Serbisë.

http://kallxo.com/nente-te-lenduar-ne-serbi-ne-aksidentin-e-autobusit-nga-kosova/

Valdet Sadiku edhe për KALLXO.com tha se të lënduarit nuk janë në rrezik jete.

http://kallxo.com/shefi-i-zyres-se-kosoves-ne-beograd-jep-detaje-per-te-lenduarit-ne-aksidentin-afer-nishit/