Hapat si mund t’i ndaloni reklamat në hyrjet dhe makinat tuaja

Nga muaji tetor 2018 në Kosovë ka nisur implementimi i ligjit me të cilin qytetarët kanë mundësi të ndalojnë që në hyrjet e tyre të vendosen reklama nga kompani të ndryshme

Ligji për Mbrojtjen e Konsumatorit ju mbron nga reklamat e padëshirueshme, që ju i gjeni në shtëpinë, banesën apo veturën tuaj.

Nëse i gjeni të mërzitshme fletushkat reklamuese që ju vendosen në kutinë postare, atëherë ju mund të ndaloni atë duke vendosur një ndalesë të shkruar mbi kutinë tuaj postare ose në derë të hyrjes ku thuani: “Ndalohet vendosja e materialeve reklamuese”.

Ligji parasheh që në rast se kërkesa juaj nuk zbatohet atëherë  ju keni të drejtë të ankoheni në inspektoratin e tregut.

Risi tjetër është se ligji i ri ka ndaluar vendosjes së fletushkave reklamuese në veturat private. Ligji për Mbrojtjen e Konsumatorit e ndalon vendosjen e afisheve në vetura. Për këtë, ju nuk keni nevojë të vendosni asnjë lajmërim apo ndalesë përveç që në rast se i hasni duhet t’i raportoni.

Për të gjitha subjektet që vendosin këto fletëpalosje, ligji parasheh dënime prej 5,000 Euro deri në 20,000 Euro, për secilin rast.

Raportoni secilin rast në KALLXO.com dhe ato do të përcillen tek Inspektoriati i Tregut. KALLXO do të monitorojë secilin rast dhe do të raportojë për dënimet ndaj subjekteve që reklamojnë.

ETIKETA

11 Shkurt 2019 - 16:45

Arbër Kadriu 11/02/2019 - 16:45
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend