Gonazales: Real Madrid nuk e dëshiron Hazardin, ata duhan të nënshkruajnë me Neymarin

Eden Hazard tashmë ka bërë të qartë se dëshiron që një ditë të transferohet tek skuadra madrilene Real Madrid, ku pas deklaratave të tij tani kanë filluar të ndihen shumë zëra në mediat evropiane.

Por, trajneri spanjoll Paco Gonzales ka thënë se Reali nuk dëshiron që t’i shpenzoj 200 milionë euro për Hazardin, pasi dëshira e spanjollëve janë Neymar dhe Erikssen i Tottenhamit.

“Real Madrid nuk do të shpenzojnë 200 mil euro në Hazard, ata nuk duan të nënshkruajnë me Hazard në dimër dhe deri në verën e ardhshme, ai do të nënshkruajë një kontratë të re me Chelsean. Real Madrid dëshiron Neymar dhe Erikssen verën e ardhshme”, ka thënë Gonzales.

Eden Hazard e ka nisur sezonin mirë në Premierligë, ku i prinë listës së golashënuesve me plotë shtatë gola, duke lënë mbrapa sulmues të njohur si Harry Kane, Aguero, Salah etj.