Asensio ende nuk e ka vendosur të ardhmen, ka pesë oferta në tavolinë

Largimi i Marco Asensio nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar të verës duket i pashmangshëm.

Sulmuesi spanjoll ka vendosur të largohet nga Los Blancos, pasi nuk po arrin të jetë një futbollist i formacionit bazë.

E ardhmja e tij është mes kampionatit italian Serie A dhe atij anglez Ligës Premier.

Marca ka raportuar se reprezentuesi spanjoll nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij dhe para vetës ka pesë oferta të rëndësishme, tri nga Anglia dhe dy të tjera nga Italia.

Newcastle United, Arsenal dhe Manchester United janë tri skuadrat angleze që e kanë ofertuar sulmuesin spanjoll.

Ndërkohë dy gjigantët italianë, Arsenal dhe Juventus gjithashtu janë të gatshme ta transferojnë Asension në Serie A.

26-vjeçari sezonin e fundit ka zhvilluar 42 ndeshje ku ka shënuar 12 gola dhe ka asistuar në dy të tjerë.

Real Madridi është gati ta shes yllin e skuadrës dhe i ka bërë me dije skuadrave të interesuara se Asensio vlen 40 milionë euro. /Telegrafi/