FOTO FCB - Beqir Kalludra - Gjykatës
Gjykatësi Beqir Kalludra teston aftësitë në gjuajtje me armë
12.4.2019 - 10:10
Gjykatësi i krimeve të rënda në Gjykatën e Prishtinës, Beqir Kalludra ka postuar fotografi nga poligoni i gjuajtjes me armë.
Ai siç shihet në foton e publikuar në llogarinë e tij në ‘Facebook’ ka testuar aftësitë në gjuajte më armë zjarri.
Kalludra ka shkruar se kësaj radhe ishte jashtë zeros, por që herën tjetër shpreson se do e qëllojë.
“Në Poligonin e shenjëtarisë Reload, kësaj radhe ishte njëshi, herën tjetër besoj zeroja”, ka shkruar gjykatësi Kalludra në llogarinë e tij në “Facebook”.