Nuk Jepet Përballë Humbjes

“HDZ – më e mira kur kohërat janë të vështira”. Slogani i partisë për zgjedhjet e përgjithshme të katër dhjetorit tregonte që Jadranka Kosor, kryeministre dhe kryetare e partisë në pushtet, HDZ, është mjaft e vetëdijshme se koha e saj dy vjeçare si udhëheqëse e HDZ’së ka përfunduar në kriza pasi që skandalet e korrupsionit kishin ngulfatur partinë. 

Janë dy anët e medaljes gjatë kohës së saj në detyrë. Në njërën anë, HDZ’ja mbetet e zhytur në akuzat e ndyra dhe hetimet e policisë për paratë e humbura. Në anën tjetër, vendi së paku ka mbaruar me sukses bisedimet me Brukselin për t’iu bashkuar BE’së si anëtari i 28’të – shteti i dytë që i bashkohet nga ish Jugosllavia. 

Për të dyja këto – rënia e HDZ’s dhe konkluzioni i negociatave Europiane – Jadranka Kosor mund të mbahet përgjegjëse.

Jo shumë njerëz kanë pritur që Kosor, 58 vjeçare, të ketë vullnet për të ndryshuar shumë në stilin e qeverisjes nga HDZ’ja pas dorëheqjes së papritur të Ivo Sanader nga postet e kryeministrit dhe shefit të partisë më 1 korrik, 2009. 

Për disa vite, Kosor ka shërbyer si zëvendësi më besnik i Sanaderit, gjatë postit të zëvendës kryeministres, dhe kështu shumica e analistëve kanë pritur pak prej saj. 

Pritjet kanë qenë të forta se një zyrtar i HDZ’së që nga viti 1995 do të sillej si shefi i saj i vjetër. Ata mbajtën në mend fjalinë e saj të famshme në vitin 2007 që kishte thënë, “Ku shkon Sanaderi, edhe unë shkoj po ashtu.”

Me sa duket, që prej atëherë ajo kishte ndërruar mendje. Sot, Sanader është në paraburgim, duke pritur gjykimin e tij për korrupsion, mitë marrje dhe financim i paligjshëm i partisë. 

Kosor nuk kishte thënë asnjë fjalë simpatie për ish padronin e saj. “Askush nuk është i paprekshëm,” tha ajo me të marrë zyren e kryeministrit në korrik 2009 duke bërë të qartë se ajo kishte marrë seriozisht korrupsionin. 

Pak i kishin besuar asaj në fillim të 27 muajve të saj si shefe e qeverisë. Por ajo i qëndroi pas asaj që kishte thënë, madje edhe kur HDZ’ja si parti ishte bërë cak i hetimeve të korrupsionit madje edhe kur është parë që edhe ajo vetë mund të ishte cak.

Plusi i saj i madh është se gjatë mandatit të saj Kroacia përfundoi vitet e gjata të negociatave me Brukselin për anëtarësim, që i mori Kroacisë shumë kohë në krahasim me ndonjë shtet tjetër. 

Ndonjëherë Kosor i kishte dhënë vetes meritat për këtë fitore, duke thënë se ajo personalisht kishte zgjidhur mosmarrëveshjen e gjatë të kufirit me Slloveninë në lidhje me gjirin Piran dhe qasjen e Sllovenëve në Adriatik, duke zhbllokuar negociatat me BE’në. 

Ajo po ashtu pohon se ishte ajo e cila kishte fuqizuar luftën kundër korrupsionit në nivel të lartë, edhe pse jo çdo kush është i impresionuar. 

Politikani i opozitës, Drazen Budisa kohë më parë tha me shaka se, “Nëse HDZ’ja është më e mira kur kohërat janë më të vështira, atëherë pse na futen në këto kohëra të vështira?”

Kur flitet për Kosor’in, analistët ja të ndarë për gjysmë nëse gota është gjysëm e mbushur apo gjysëm e zbrazur.  

A është Kosor pjesërisht përgjegjëse për abuzimet e pushtetit në HDZ që kanë ngjarë që nga 1995, kur presidenti Kroat, Franjo Tugjman ka ftuar atë në parti sepse atij i kishte pëlqyer emisioni i saj në radio për viktimat e luftës për pavarësi të vitit 1991-2? 

Apo, a i meriton ajo lëvdatat për ushtrimin e një fushate të ashpër kundër korrupsionit gjatë dy viteve të fundit, të cilat çuan ish kryeministrin dhe disa zyrtar të partisë, të gjithë bashkëpunëtorë të Kosor’it, dhe përfunduan në gjykatë? Se të dyja janë të vërteta është ndoshta përgjigja më e balancuar.

Në pikëpamjen e shumë njerëzve, Kosor ka konfirmuar mendimin e disa ish bashkëpunëtorëve se ajo është “një shef i ashpër me fytyrë të butë” – pavarësisht që kishte derdhur një apo dy lotë publikisht në situata të vështira, posaçërisht kur shërben për t’i përkujtuar votuesit e kohës së saj kur ajo dukej si një radio gazetare e madhe dhe e sinqertë. 

E përjavshmja kroate, Nacional e ka përshkruar atë si të “vështirë dhe të kotë” prej se është bërë Kryeministre. 

Pa marrë parasysh opinioneve kontradiktore të karrierës së saj, shumica e sondazheve kishin sugjeruar se Kosor dhe HDZ janë duke luftuar për betejën e humbur. 

Përveq kësaj, energjia politike e Kosor’it nuk është zbehur. Në të kundërtën, mediat janë tallur me udhëtimet hektike të Kosor’it përgjatë Kroacisë në muajt e fundit, duke hapur të gjitha llojet e ndërtesave të papërfunduar publike dhe duke premtuar kohëra më të mira. 

Këto taktika zgjedhore duhej të ndryshoheshin pasi që HDZ’ja iu nënshtrua një kontrolli të politikave për financim ilegal në 27 tetor. “Luftimi i korrupsionit” që prej atëherë u bë slogani i ditës.  

Gjatë fushatës, Kosor u mundua të bind votuesit se HDZ’ja është partia e vetme e aftë dhe e vërtetë në luftimin e korrupsionit – duke i mënjanuar të gjitha pohimet se kush ishte përgjegjës për këtë korrupsion në vend të parë. 

HDZ’ja u mposht nga koalicioni Kukuriku që përbëhet nga social demokratët SDP, liberal demokratët HNS, social liberalët IDS dhe partia e pensionistëve HSU.