Gjilan, gruaja sulmohet me thikë nga burri i saj

Një grua është sulmuar me thikë nga bashkëshorti i saj, i sëmurë mental.

Në njoftimin e policisë thuhet se dje rreth orës 14:00, një grua ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar nga bashkëshorti i saj.

Si pasojë e lëndimeve, viktima ka marrë tretman mjekësor në spitalin rajonal të Gjilanit.

Thika është gjetur dhe konfiskuar nga policia si dëshmi materiale, ndërsa i dyshuari pas arrestimit është dërguar në qendrën e mbajtjes.