Foto: Ilustrim

Gjendet një mjet i pashpërthyer në Grabanicë të Klinës

Në fshatin Grabanicë të Klinës një ankues ka raportuar se përderisa ishte duke punuar, ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes.

Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes.

Ndërsa njësiti për deminim i FSK-së ka tërhequr mjetin e dyshuar.

Sipas Policisë ky rast ka ndodhur dje rreth orës 15:40.