Sorollaten Palët Korridoreve të Gjykatës

Me intervenim të një procesmbajtëseje, gjyqtari B.M kthehet në gjykatë pas 50 minutave dhe pas kthimit iu tha palëve, që pritnin për seancat gjyqësore, se ato do të shtyhen.

Shtyrjes së seancave i kontribuoi edhe mos ardhja e prokurores publike komunale të Prishtinës, B.S-A derisa palët mbetën duke pritur me orë të tëra.  

Njëra prej këtyre seancave ishte caktuar për orën 10 dhe jo vetëm që nuk mbahet, mirëpo palët edhe nuk informohen nga gjyqtari lidhur me këtë mungesë të prokurores si dhe për mos plotësimin e kushteve për mbajtjen e kësaj seance.

Nuk dihet saktësisht se sa seanca gjyqësore janë shtyrë për shkak se gjykata komunale nuk i lajmëron seancat në tabelën e shpalljeve.