Pse qyteti portual Mariupol është një objektiv kyç dhe çfarë ndodhë nëse bie nën kontrollin rus

Gjatë javëve të fundit është raportuar vazhdimidht lidhur me situatën e dëshpëruar në qytetin port jugor të Mariupolit, qytet ky i cili aktualisht është i rrethuar nga forcat ruse dhe in bombarduar pothuajse vazhdimisht me granatime.

Pse Mariupoli është një objektiv kaq kyç?

Analisti ushtarak si dhe zëvendës marshalli i forcave ajrore britanike, Michael Bell, shpjegon se përgjigja për këtë shkon prapa në disa qindra vjet më parë, kur Perandoria Ruse zotëronte pjesën më të madhe të vijës bregdetare përreth.

Presidenti rus Vladimir Putin dëshiron t’i rikthejë ditët e lavdishme të Perandorisë Ruse, thotë ai.

Por qyteti është gjithashtu një objektiv taktik, sepse marrja e tij do të ndihmonte në lidhjen e Krimesë së aneksuar me rajonin lindor të Donbasit, i cili kontrollohet pjesërisht nga separatistët pro-rusë.

Pse u duhet kaq shumë kohë forcave ruse për ta marrë qytetin Mariupol?

Forcat ruse dhe ukrainase janë aktualisht “të bllokuara në luftën urbane”, shpjegon Bell.

Ukrainasit po luftojnë për çdo cep të rrugës, në çdo shtëpi dhe çdo lagje – “një këmbanë e mirë e rezistencës ukrainase në të gjithë vendin”.

Situata në Mariupol gjithashtu “përbën tallje” me atë që Putini u thotë rusëve në shtëpi, ku ai thotë se Rusia nuk bombardon qytete apo civilë.

Përkundrazi, qindra video dhe fotografi tregojnë shënjestrimin rus të shkollave, spitaleve dhe të një teatri tani së fundmi.

Çfarë do të ndodhte më pas nëse Mariupol do të binte?

Bell shpjegon se ka “dy opsione të qarta” për Rusinë nëse arrin ta marrë Mariupolin.

Së pari, Putini mund të vendosë të “negociojë nga një pozicion fuqie” dhe të bëjë thirrje për dorëzimin e kryeqytetit të Ukrainës, Kievit.

Ose ai mund t’a dyfishojë numrin e forcave ruse. Ky është një opsion më i rrezikshëm pasi atij do t’i duhej ta mobilizonte ekonominë ruse dhe të angazhohej në rekrutim në shkallë të gjerë, thotë Bell.

Bell thotë se ende ne nuk e kemi parë atë nivel të përkushtimit të trupave ruse që nga Lufta e Dytë Botërore – që do të kishte “implikime të rënda” për NATO-n dhe Perëndimin./ Sky News