Presidenti i zgjedhur i ShBA, Donald Trump. Foto: Facebook

Triumfi i Trump Krijon Fitues dhe Humbës në Ballkan

Përderisa Trump në Shtëpinë e Bardhë i shqetëson myslimanët dhe shtetet atlantike në Ballkan, shtetet më ‘rusofile’ do ta mirëpresim perspektivën e uljes së tensioneve me Moskën.

Nga Moska në Ankara, qeveritë dhe sigurisht njerëzit gjithkund nëpër Evropën Lindore dhe Juglindore po e gëlltitin lajmin e papritur se Donald Trump e jo Hillary Clinton do të jetë banuesi i ri në Shtëpinë e Bardhë.

Me Hillaryn, evropianët lindorë e dinin pak a shumë se çfarë do të merrnin. Një operator i kalitur politik për dekada me radhë, një ish-Zonjë e Parë  dhe një ish-Sekretare e Shtetit, përshkrimi i politikës së jashtme të saj tashmë ishte e dhënë: Një rezolutë mbështetëse për NATO-n, një vijë më e fortë dhe konfrontuese me Rusinë e Vladimir Putinit dhe një vazhdim i aleancës së ngushtë të pas Luftës së Dytë Botërore me Evropën.

Me Donaldin, është një lojë e të qëlluarit. Duke mos pasur asnjë eksperiencë në qeverisje, asnjëherë as kryetar bashkie , e lëre më senator, politika e jashtme e këtij  manjati të patundshmërive në New York është ende në progres.  Deri më tani ka konsistuar me propozimet famëkeqe të ndërtimit të një muri me Meksikën dhe disi ta bindë Meksikën që ta paguajë atë, si dhe të ndalohen myslimanët që të hyjnë në SHBA.

Çfarë është e qartë , gjithsesi, është se nën Trump-in, NATO nuk do të ketë më lëvizje të lira, ai mendon se Amerika mban shumë ngarkesa dhe Rusia mund të presë kohë më të lehta tani nga Shtëpia e Bardhë që është më e shqetësuar me ekstremizmin islamik sesa zgjerimin e Rusisë.

Se si do të zhvillohet kjo në Ballkan mbetet të shihet, por nëse Trump mbetet me qëndrimet e veta në këto çështje, pa e menduar shumë, do të ketë humbës dhe fitues në rajon.

Humbësit përbëjnë dy grupe, së pari shtetet pjesërisht apo me shumicë myslimane – Bosnja dhe Kosova- që presin nga Washingtoni që t’ia mbrojë integritetin dhe pavarësinë nga fqinjët (në rastin e Kosovës) ose nga separatistët e brendshëm (në rastin e Bosnjës). Duket se mund të konkludojmë  se pothuajse të gjithë boshnjakët dhe kosovarët e shikojnë fitoren e Trump me ankth të justifikuar.

Të tjerë humbës me gjasë, janë shtetet jo myslimane që mbajnë kufirin e Evropës me një Rusi të sigurt dhe të pandalshme, si Rumania, Polonia dhe në veriun e thellë, shtetet baltike.

Një Amerikë që është dukshëm më pak e përkushtuar me NATO-n do të ketë pasoja të mëdha për ta dhe ndryshimi në Shtëpinë e Bardhë mund t’i detyrojë që të adaptohen me një marrëdhënie më akomoduese sesa që do të donin me Kremlinin.

Por, patjetër, jo të gjithë në Ballkan apo Evropë Lindore ishin pro fitores së Klintonit dhe këtë e tregojnë qartë skenat e festës në Serbi.

Shtetet me një traditë të fortë rusofile, duke filluar me Serbinë dhe Bullgarinë, të dy shtetet ku shumë njerëz identifikohen me Rusinë si udhëheqëse etnike, religjioze dhe kulturore, patjetër se nuk kishin shumë të përfitonin nga një tension i shtuar në mes të Ëashingtonit dhe Moskës.

Në këto shtete, shumica e njerëzve sigurisht e urrejnë të pyeten se kë do ta zgjidhnin në mes të Rusisë dhe Amerikës dhe më idealisht do të donin të qëndronin në raporte të ngrohta me të dyjat. Serbia, me diasporën e saj të madhe në Amerikë dhe lidhjen emocionale me Rusinë, bie në këtë grup.

Një tjetër grup i klasës së dytë ‘disi fitues’, nga presidenca e Trump-it, përfshin Hungarinë dhe ndoshta Turqinë, nëse mundet ta durojë islamofobinë e tij. Asnjëra prej tyre nuk janë instinktivisht pro-ruse por të dyja udhëhiqen nga regjime autoritare dhe nuk prisnin shumë nga presidenca e Klintonit  që i vendosë të drejtat e njeriut lartë në agjendën  e saj.

Marcus Tanner është një redaktor në Balkan Insight dhe autor i librit ‘ Mbretëresha e Maleve të Shqipërisë, Edith Durham dhe Ballkani’ [Tauris].

Mendimet e shprehura në komente janë të autorit dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e BIRN