Kurthi i Hegjemonisë Gjermane

Ideja e hegjemonisë gjermane – Siç duhet të jetë e qartë për çdo student të historisë – është vet-shkatërruese.  Në vend të kësaj, Gjermania duhet të marrë postin e  “Zyrtarit të Lartë Lehtësues” të Evropës, siç e quajti edhe Ministri i Jashtëm gjerman Frank – WalterSteinmeier, duke u fokusuar në forcimin e BE-së duke punuar për t’i krijuar kushtet e nevojshme për një politikë të vërtetë të jashtme dhe të sigurisë, një që në mënyrë proaktive e përgatitë kontinentin për tu ballafaquar me sfida.

Duke e hedhur peshën e saj në këtë detyrë, Gjermania jo vetëm që do ta promovojë ndikimi e Evropës, por edhe do ta ulë diskutimin e hegjemonisë.

Traktati i Lisbonës i vitit 2007 ishte i bazuar në idenë se prosperiteti dhe siguria e BE-së varet nga anëtarët e saj duke kërkuar përtej interesave të tyre provinciale dhe veprojnë bashkërisht, për interesin e përbashkët. Për ta arritur këtë, traktati krijoj postet siç janë Presidenti i Këshillit Evropian dhe Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, të cilët mund të flasin dhe të veprojnë në emër të BE-së.

Siç e ka thekuar njëherë ish-kryeministri belg Henri Spaak: “Ka vetëm dy lloje shtetesh në Evropë: shtete të vogla, dhe shtete të vogla që ende nuk e kanë kuptuar që janë të vogla”. Fatkeqësisht, për momentin shumica e shteteve të BE-së bëjnë pjesë në këtë të fundit.

Zyrat e reja të krijuara nga Traktati i Lisbonës kanë ndihmuar BE-në të arrijë disa suksese të rëndësishme – veçanërisht gjatë negociatave me Iranin, Serbinë dhe Kosovën. Por, nuk ka pasur përpjekje të qëndrueshme për të forcuar pushtetin e tyre. Shumë shpesh, kur vjen puna që ballafaqohen me krizat e politikës së jashtme dhe sfidat strategjike, institucionet e BE-së kanë një rol minor. Kriza në Ukrainë, ku Franca dhe Gjermania kanë marrë rolin udhëheqës, është vetëm një shembull i kësaj.

Megjithatë, edhe pse Euro-skepticizmi është rritur në gjithë kontinentin, ka mungesë të përkrahjes gjithë popullore për politikë të jashtme më të fortë Evropiane.

Në një artikull të fundit në “Financial Times” ish-Ministri i Jashtëm polak Radoslaw Sikorski ka përshkruar se si mund të arrihet kjo. Kur një çështje e politikës së jashtme lind, shtetet anëtare duhet të vlerësojnë nëse do të trajtohet nga shtetet individualisht apo në nivel evropian.

Në shumicën e rasteve në të cilat veprimi i përbashkët do të preferohej, shtetet anëtare do të jepnin mbështetje të plotë në BE. Si rezultat, Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk, Përfaqësuesja Federica Mogherini dhe Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncer, do të luanin rolin kryesor në politikën e jashtme evropiane.

Për fat të keq, kjo është larg të vendosurit në praktikë. Anëtarët e BE-së kanë tendencë të ndjekin politika jo-harmonike, duke e dobësuar në vend që ta forconin pozitën e Evropës në glob. Ka disa gjëra që udhëheqësit e Kinës dhe Rusisë i gëzojnë më shumë sesa të luajnë rolin e shteteve anëtare të BE-së kundër njëra-tjetrës.

Gjermania e ka një mundësi për të siguruar një kundërpeshë për një kohë të gjatë kundërshtimet britanike për një politikë të jashtme të unifikuar. Duke e vënë  ndikimin e saj në shërbim të një politike strategjike të fokusuar në politiken e jashtme dhe të sigurisë, Gjermania njëkohësisht që të arrijë dy objektiva kryesore: një BE të fortë dhe të aftë dhe një Gjermani edhe më Evropiane.

Një pikënisje e mirë do të ishte veprimi në thirrjet e gjata për forcat e armatosura të vendeve të BE-së.

Gjermania duhet ta vejë ndikimin e saj në “bashkimin dhe ndarjen” e burimeve ushtarake edhe nëse

Mbretëria e Bashkuar reziston ndaj një përpjekjeje të tillë. Pas të gjithave, koha kur shtetet e BE-së kanë luftuar vetëm ka mbaruar para më shumë se tre dekada, me luftën në Falklands.

“Gjermania e vjetër e gjorë” njëherë tha. “Shumë e madhe për Evropën, shumë e vogël për botën.”

Fatmirësisht, Gjermania ka dalë nga ky kurth. Si një pjesë proaktive dhe konstruktive e BE-së, Gjermania është mjaft e madhe për botën, dhe në të njëjtën kohë jo shumë e madhe për fqinjët e saj.

Siç tha Steinmeier dhe Ministri gjerman i Çështjeve Ekonomike Sigmar Gabriel, së fundi shkroi: “Vetëm së bashku dhe vetëm në nivel evropian, do të jemi në gjendje që të gjejmë zgjidhje racionale.” Ata ishin duke shkruar për krizën me refugjatët, por ata lehtë mund t’i referoheshin edhe pozitës së Gjermanisë në BE sot.

Ish-ambasadori gjerman në Shtetet e Bashkuara – Wolfgang Ischinger, është kryetar i Konferencës së Sigurisë në Mynih dhe Profesor për Politika të Sigurisë dhe Praktikës Diplomatike në Shkollën  e Qeverisjes Hertie në Berlin.