Emigrantët e Nevojshëm

Gjermania është Toka e  re e Premtuar për të dëshpëruarit, të nëpërkëmburit dhe të mbijetuarit e luftës dhe grabitjes.

Madje edhe gazetat (tabloidët) e famshme Gjermane, që zakonisht nuk janë në dispozicion të mirë-bërjes, po promovojnë një gatishmëri për të ndihmuar. Përderisa politikanët e Mbretërisë së Bashkuar dhe të vendeve të tjera i kanë shtrënguar duart e tyre dhe po shpjegojnë se si edhe një fluks i vogël me sirian, libanë, irakian apo eritreanë e përbën një rrezik vdekjeprurës për strukturën e shoqërive të tyre, “Mama Merkel” ka premtuar se Gjermania nuk do ta refuzojë asnjë refugjat.

Deri në 800,000 refugjatë po presin që të hyjnë në Gjermani këtë vit, përderisa Kryeministri britanik David Cameron është duke bërë bujë duke pranuar më pak se 30,000 kërkesa për azil dhe duke paralajmëruar për “mizëri të njerëzve” që po kalojnë Detin e Veriut. Ndryshe nga Merkeli, Cameron-i ishte pjesërisht përgjegjës për nxitjen e njërës nga luftërat (në Libi) duke bërë jetën të padurueshme për mijëra persona. Pa dyshim që Merkeli dëshiron që shtetet tjera evropiane të marrin më shumë refugjatë nën një sistem kuote të detyrueshëm.

Në fakt, pavarësisht nga retorika shqetësuese e politikanëve të saj, Mbretëria e Bashkuar është më e përzier etnikisht dhe në disa mënyra është më e hapur sesa shoqëria gjermane. Londra është pakrahasimisht më kozmopolite sesa Berlini apo Frankfurti. Në përgjithësi, Britania ka përfituar shumë nga imigracioni. Në të vërtetë, Shërbimi Shëndetësor Kombëtar ka paralajmëruar se pranimi i më pak imigrantëve do të ketë pasoja të rënda, duke lënë spitalet britanike në mungesë të stafit.

Gjendja e tanishme në Gjermani mund të jetë e jashtëzakonshme. Duke marrë refugjatë apo emigrantë, nuk ka qenë kurrë një shitje e lehtë politike. Në fund të viteve të ‘30-ta, kur çifutët në Gjermani dhe Austri ishin në rrezik për jetë, pak vende, duke përfshirë edhe SHBA-të e pasura, ishin të gatshëm që të marrin një pjesë të vogël të refugjatëve. Britania në vitin 1939, në minutën e fundit, ka lejuar të hyjnë rreth 10,000 fëmijë hebrenj por vetëm nëse ata kishin mbwshtetws lokal dhe të ishin pa prindër me vete.

Nuk mund të themi që kemi të bëjmë me atë se zemërgjerësia gjermane sot ka të bëjë shumë me sjelljen vrastare të gjermanëve në të kaluarën. Japonezët, gjithashtu e mbajnë një barrë të krimeve historike, por qëndrimi i tyre ndaj të huajve është shumë më pak mikpritës. Edhe pse sot ka pak gjerman që kanë kujtime personale të Rajhut të Tretë, shumë prej tyre ende e ndjejnë nevojën për të dëshmuar që kanë mësuar nga historia e vendit të tyre.

Por, pothuajse i gjithë fokusi ekskluziv i politikanëve dhe mediave në krizën aktuale të refugjatëve, fsheh çështje  të gjëra të emigracionit. Imazhet e familjeve të mjera refugjatësh në det, në mëshirën e kontrabandistëve, lehtë mund t’i ngjallin ndjenjat e keqardhjes dhe dhembshurisë (jo vetëm në Gjermani), por tek shumica e njerëzve që nuk janë refugjatë, por që i kalojnë kufijtë evropian për të gjetur punë dhe për të ndërtuar një jetë të re.

Kur zyrtarët Britanik thanë që ka qenë “qartë zhgënjyese” që në vitin 2014, rreth 300,000 njerëz më shumë, kanë ardhur në Britani sesa që kanë shkuar, dhe jo domosdoshmërisht ishin duke folur për azil-kërkuesit. Shumica e këtyre të ardhurve janë nga vendet e Bashkimit Evropian (BE) , të tilla si Polonia, Rumania dhe Bullgaria.

Disa vijnë si studentë dhe disa për të gjetur punë. Ata nuk vijnë për ta shpëtuar jetën, por për ta përmirësuar atë. Duke i rënduar azil-kërkuesit bashkë me emigrantët ekonomik, këta të fundit janë të diskredituar, gjoja se ishin duke u përpjekur të nxjerrin pretekste të rreme.

Është supozuar gjerësisht se emigrantët ekonomik, brenda apo jashtë BE-së, janë kryesisht të varfër të cilët nuk mund të ju mbijetojnë taksave. Në fakt, shumica e tyre nuk janë parazit. Ata duan të punojnë.

Përfitimet e vendeve pritëse janë të dukshme: Emigrantët ekonomik zakonisht punojnë më shumë, për më pak para, sesa vendasit. Kjo nuk është në interesin e të gjithëve, sigurisht: Duke vënë në dukje përfitimet e punës së lirë nuk do t’i bindë njerëzit pagat e të cilëve mund të ndalën. Në çdo rast, është më lehtë për të apeluar për dhembshuri për refugjatët sesa për pranimin e emigrantëve ekonomik. Madje edhe në Gjermani.

Në vitin 2000, kancelari gjerman Gerhard Schröder dëshironte të lëshonte viza për rreth 20,000 ekspert të huaj të teknologjisë së lartë, shumica nga India. Gjermanisë ju kanë nevojitur shumë, por Schröder u përball shpejt me kundërshtime. Një politikan madje kishte shpikur sloganin “Kinder statt Inder” (fëmijët në vend të indianëve).

Por gjermanët, si shumë vende tjera të pasura, nuk janë duke prodhuar mjaftueshëm fëmijë. Këto vende kanë nevojë për emigrantë me energji rinore dhe aftësi për t’i plotësuar vendet e punës që vendasit, për çfarëdo arsye, nuk janë në gjendje apo të gatshëm për t’i marrë. Kjo nuk do të thotë që të gjithë kufijtë duhet të jenë të hapur për të gjithë. Ideja e Merkelit në lidhje me kuotat e refugjatëve duhet të zbatohet edhe për emigrantët ekonomik.

Megjithatë, deri më tani, BE-ja nuk ka dalë me një politike koherente për migrimin. Qytetarët e BE-së mund të lëvizin lirshëm brenda BE-së (Britania dëshiron që ta ndalë këtë edhe pse nuk ka gjasa të ketë sukses). Por, migrimi ekonomik i vendeve që nuk i përkasin BE-së, në kushtet që menaxhohen me kujdes, janë edhe të ligjshme edhe të domosdoshme. Kjo nuk është për shkak se emigrantët meritojnë simpati nga evropianët, por për shkak se Evropa ka nevojë për ta.

Kjo nuk do të jetë e lehtë. Shumica e njerëzve duket se kërcyen më lehtë nga emocionet – të cilat mund t’i çojnë ata në vdekje masive apo dhembshuri të ngrohtë, në varësi të rrethanave – sesa nga gurë të ftohtë të interesit racional vetjak.

Ian Buruma është profesor i Demokracisë, të Drejtave të Njeriut, dhe Gazetarisë në Kolegjin Bard dhe autori i Vitit Zero: Historia e vitit 1945.