Kandidati i AAK-së kundër monopolit të Pal Lekajt

Kandidati i AAK_së pë deputet është deklaruar kundër monopolit në homologimin e makinave në Kosovë.

“Jam kundër monopolit” është përgjigjur kandidati Fatos Axhemi nga koalicioni AAK-NISMA.

Monopoli në homologim ishte vendosur nga Partia Demokratike në kohën kur Ministër i Transportit ishte Fatmir Limaj ndërsa dhjetë vite më vonë është vazhduar me vendime të Ministrit Pal Lekaj.


Në një intervistë për KALLXO.com, Axhemi ka thënë se përkrah ndërtimin e termocentralit të tretë me qymyr në vend por edhe privatizimin e Telekomit të Kosovës e sheh si zgjidhje.

Kandidati për deputet ka thënë se nëse në të ardhmen i ngritët aktakuzë atij, do të jap dorëheqje ndërsa ka thënë se do ta votoj rrëzimin e një Qeverie në krye të së cilës mund të jetë një kryeministër me aktakuzë.

Meqë vjen nga një fushë e ekonomisë, Axhemi tha se politikat mbi këtë digaster i ka prioritet nëse i merr votat e mjaftueshme për deputet.

“Janë disa nisma mirëpo mbi të gjitha përkushtimi kish me qenë zhvillimi ekonomik i gjithmbarshëm”, ka deklaruar ai.

E nëse bëhet deputet, Fatos Axhemi ka thënë se nuk e di saktë se a mund ta mbaj atë post apo do të kaloj në ndonjë post tjetër.

Janë disa taksa sipas tij që duhet të ulën në Kosovë.

“Unë besoj në tregun e lire dhe besoj në fuqinë e votuesit që secili e ka të drejtën me zgjedh me votën e vetë mirëpo edhe si konsumator, ai e dinë më së miri, kështu që si politikë e taksave e kisha ndjek tregun e lire”, ka thënë ai.

Ndonëse i ka hyrë garës për të siguruar një ulëse në Kuvendin e Kosovës, kandidati nga Gjakova ende nuk e dinë saktë se cilat amandamente do t’i propozoj atje.

Sipas tij, komunën e Gjakovës e përcjellin tri probleme, ndonëse këtë komunë e udhëheq partia e tij, AAK.

“Gjakova ka probleme pothuajse si pjesa më e madhe e Kosovës me papunësinë, kryesisht me papunësinë në grup moshat e reja, ka sfida të mëdha  në zhvillim ekonomik dhe arsimi është një ndër fushat që mendoj që kam mundësi me kondribu dhe duhet me kontribu”, ka thënë ai.

Ai është shprehur i bindur që nuk do ta braktisë partinë e Ramush Haradinajt por, ka thënë se nuk do të votoj as kundër qëndrimit të grupit parlamentar.

Një grup i shoqërisë kosovare, që nuk është në numër të vogël, Axhemi tha se do ta ndjenjën më së shumti përkrahjen e tij.

“Në përvojën e kaluar si shoqëri civile, kemi hasur shumë raste që kanë ngecje dhe mungesë të mundësive për avancim, mirëpo janë mbi të gjitha personat me aftësi të veçanta  dhe aty do ta përkushtoj një masë të madhe të punës time për komunitetit”, ka thënë ai në intervistën për KALLXO.com.

Por, nuk ka qenë shumë konkret kur ka folur rreth çështjeve që do t’i ngris në Kuvendin e Kosovës në lidhje me ambientin dhe ajrin e ndotur në vend.

E njëri prej ndotësve më të mëdhenj në vend konsiderohen termocentralet. Fatos Axhemi ka thënë se është për ndërtimin e termocentralit të tretë me qymyr në Kosovë por ka thënë se është kundër djegies së qymyrit nga qytetarët nëpër shtëpi gjatë dimrit.

Kandidati për deputet nga AAK-PSD tha se është kundër edhe përdorimit të qeseve të plastikës.

Njëra prej temave shumë të diskutuara gjatë qeverisjes ishte punësimet e shumta në Telekomin e Kosovës dhe gjendja e rënd financiare.

Sipas Axhemit, privatizimi i Telekomit të Kosovës është zgjidhja më e mirë.

Ai tha se është pro edhe ndërtimit të autostradës së Dukagjinit, ndonëse kjo është kritikuar në masë të madhe kohëve të fundit nga partitë e tjera të skenës politike në vend.

Njëra nga temat që pati zgjuar diskutim publik ishte edhe ajo për shkëmbim të territoreve më Serbinë dhe taksa ndaj mallrave të këtij shteti.

Axhemi tha se është kundër shkëmbimit të territoreve por edhe kundër heqjes së tarifës 100 për qind ndaj mallrave serbe.

Kundër, kandidati nga AAK tha se është për ndërtimin e hidrocentraleve në lumenjtë e Kosovës.

Tri universitete publike sivjet në Kosovë nuk kanë pranuar studentë të rinj. E nëse Agjencia e Akreditimit vazhdon të mos u akreditoj programet, Axhemi thotë se ato mund të mbyllen.

“Për çdo universitet i cili nuk është konformë kritereve besoj që institucionet do ta bëjnë detyrën për me vepru përkitazi me to”, thotë ai.

Kundër është shprehur ndaj monopolit në hologim megjithëse, bashkëpartiaku i tij nga Beja, ministri në detyre, Pal Lekaj i vazhdoi një kompanie monopolin në homologim.

Njëra nga temat e cila shpesh herë ngritë diskutime në publik është ajo e martesave në mes të gjinisë së njëjtë. Fatos Axhemi ka thënë se është pro këtyre martesave.

Pro, kandidati nga AAK është edhe bartjes së shamive nëpër shkolla.

“Me pas ditë, Franca e kish zgjidh këtë problem para të gjithëve. Kosova është shtet laik dhe ajo është një përgjigje, jam për asaj çka thotë Kushtetuta”, thotë ai.

Procesi i veteranëve të luftës ka përfunduar në hetuesinë e shtetit për shkak të parregullsive. Axhemi thotë se është për ridizajnimin e skemës për veteranët e luftës.

Për, ai është edhe heqjes së kartonit të gjelbër për diasporën.

Ndonëse ende nuk ka filluar zyrtarisht, partitë kanë nis takime dhe organizim për fushatën elektorale. Fatos Axhemi tha se fushatën po e bën me mjete vetanake.

Ai premtoi se kur të bëhet deputetë do ta mbaj vetëm një vend pune.

Fatos Axhemi tha se të hyrat mujore janë afër 1 mijë euro ndërsa si pasuri ka një shtëpi që e ka të regjistruar në emër të bashkëshortes dhe një truall.

Ai tha se kur është sëmur shërimin  e ka kërkuar në spitale publike ndërsa premtoi se edhe nëse bëhet deputet njëjtë do të veproj.

Fëmijët e tij vijojnë mësimet në shkolla publike, gjithashtu.

Sa i përket fatit të “Trepçës”, Axhemi tha se pret në bazë të ligjit aktual t’i gjendet një zgjidhje më e mirë ndërsa ka folur edhe për mundësinë e kushtëzimit me votë ndaj buxhetit të shtetit.

“Unë kisha thënë që jemi në një kohë që s’mundemi me parashikuar se çfarë do të ndodh në të ardhmen. Por, kushtëzimit kisha mujtë me i përkufizuar tash vetëm në ato raste ku prekën me të vërtetë shtëpresat sociale apo politikat sociale”, tha ai.

Axhemi parashikon që të bëj edhe pyetje parlamentare e takime me qytetar nëse bëhet deputet.

Ndërsa ka thënë se makinat më të vjetra se 10 vite nuk do të duhej të importoheshin në Kosovë.

Ndërsa ka parashikuar që dy deri në tre dëgjime publike do t’i inicioj në komisionet që do të jetë pjesë.

Në rast se atij i ngritet aktakuzë gjatë kohës sa është deputet, Fatos Axhemi ka thënë se do të jap dorëheqje.

I pyetur se a do ta votoj rrëzimin e Qeverisë nëse kryeministri ka aktakuzë, ai e pohoi një gjë të tillë.

Ndërsa, tha se nëse është në pytje interesi i vendit do të votoj për një qeveri e cila i ka mbi 15 ministri.

Sipas tij, më shumë se një zëvendësministër nuk është i nevojshëm në ministri ndërkaq premtoi se nuk do të votoj njerëz që nuk i plotësojnë kushtet për emërim në ndërmarrje publike.

Axhemi premtoi edhe bërjen e fondeve të partisë transparente dhe qasje në dokumente publike dhe fatura të shpenzimeve.

Zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 6 tetor ndërsa AAK- PSD kanë bashkuar forcat për të zgjedhur kryeministër Ramush Haradinajn.